Eco Bicycle Lifestyle

Dhe vjen një ditë…

Ecovolis
Written by ecovolis

Besoj iu kujtohet filmi shqiptar “Dhe vjen një ditë” me aktorët, Viktor Zhusti, Robert Ndrenika, Xhevdet Ferri, Rajmonda Bulku, Liza Laska etj. Llano Bleta pasi u bë dikushi në qytet harroi familjen dhe nëna e tij thoshte shpesh: Na harroi Llano! Dhe në të vërtetë ai harroi nënën e tij derisa i erdhi telegrami që kishte ndërruar jetë.

 

dhe vjen nje dite

 

E bera këtë paralelizëm për të treguar historinë time. Nëna Natyrë na e kujton që të mos e harrojmë atë dhe nëse bëjme si Llano Bleta do jetë shumë vonë dhe ska vlerë pendimi.

Në vitin 98-të kur isha student mora një biçikletë dhe sa nuk fluturoja nga gëzimi. Më vonë dëshiroja të kisha një makinë dhe e mora. Më pas doja një makinë sa më të bukur dhe të madhe. Me sakrifica ia arrita dhe asaj dite. Rezultati? 15 kg të tepërta dhe kushedi sa lekë të shpenzuara për makinat, serviset, naftën, dokumentat etj.

Dhe vjen një ditë që kupton se shëndeti po të braktis pasi je bërë një përtac që dhe për 1 km rrugë përdor makinën. Kupton që ke shkatërruar nervat në trafikun e çmendur të Tiranës dhe mbi të gjitha ke shpenzuar një qerre me para.

Dhe një mengjes të bukur zgjohem dhe vendos të ndryshoj ca gjëra në rutinën time të përditshme. Pas 2 muajsh që kam ndryshuar ca gjëra të thjeshta në dukje rezultati është i jashtëzakonshëm. E pra, vendosa të përdor makinën rrallë, shumë rrallë. Makinën tashmë e përdor vetëm në ditët me shi dhe kur kam diçka të rëndësishme dhe larg.

Përfitimet që kam arritur në dy muaj pa makinë

1) Në 60 ditë kam humbur 12 kg

2) Në 60 ditë kam kursyer 400 mijë lek naftë

3) Në 60 ditë skam patur stresin e trafikut

4) Në 60 ditë kam shpëtuar nga stresi i gjetjes së një parkingu

Dhe mbi të gjitha ndjehem mirë se e di që s’po dëmtoj natyrën me smogun që nxjerr makina:)

 

evolucioni i jetes full

 

Unë ftoj secilin nga Ju që makinën ta perdorni sa më pak dhe do shikoni që ia vlen barra qeranë. Ecni në këmbë sa më shumë, përdorni biçikletat dhe sdo të keni nevojë as për të harxhuar lekë në palestër.

 

Unë pas 18 vitesh u riktheva në identitet dhe bashkë me mua po lehtësohet trupi nga mbipesha dhe njëkohësisht po rëndohet portofoli.

Dhe mos harroni një gjë shumë të rëndesishme:

 

ME SHUME NEVOJE KEMI NE PER NATYREN SESA NATYRA PER NE…

 

Arianit Filopati

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment