Eco Bicycle

“Frikacaku” që shkoi në punë me biçikletë!

Albiona Mucoimaj
Written by albiona mucoimaj

Nëse dikush do të më kishte thënë para 6 muajsh se unë do të lëvizja me bicikletë në qytet, nuk do ta besoja. Më tmerronte ideja se mund të ecja në një rrugë plot me makina, sidomos në trafikun e Los Angelos. Por pas disa javësh e gjeta veten në kulmin e trafikut duke pedaluar për në punë.

Ishte një moment kur u ndjeva i kënaqur që nuk ngeca në trafik. Ishte bukur kur pashë fytyrat e habituara të shokeve të mi  sepse u dukej e pasbesueshme që unë lëvizja nëper qytet me biçikletë. Por në Los Angelos ka një problem. Mosdija e korsive të biçikletave. Në shumicën e rasteve ne nuk i dinim madje se ku ndodheshin korsitë e biçikletave nëpër lagje dhe në momentin që u thashë shokëve të mi se do të shkoja me biçikletë për në punë, gjëja e parë që pyetën ishte: “Ok por çfarë rruge do ndjekësh që do shkosh?” Dhe në këtë pikë unë nuk dija t’iu jepja një përgjigje pasi nuk i kisha të qartë korsitë e biçikletave në qytet.

Mosdija e strukturës së qytetit ishte diçka që të penalizonte shumë, ndaj vendosa të bëja të qartë në mëndjen time rrugët që do të ndiqja për të shkuar në punë. Po pikërisht edhe në këtë pikë rrugë kishte, por nuk kishte siguri. Atëherë pasi u bashkova me një grup çiklistësh të cilët i dinin mirë rrugët e sigurta të qytetit vendosa që të pedaloja me ta dhe ja ku jam duke pedaluar çdo ditë për në punë. Nëse ne duam që të bëjmë një ndryshim në sistemin e trafikut, të sjellim sado pak ndërgjegjësim për ngrohjen globale, apo të bejme një ndryshim në qytet, e vetmja mund ta arrijmë qoftë e me një pedalim. E për këtë ajo që duhet është vetëm pak mbështetje në fillim dhe pastaj  ia del, pasi të pedalosh do të thotë të jesh i lirë.

About the author

Albiona Mucoimaj

albiona mucoimaj

Leave a Comment