Eco Bicycle

16 Prilli 2016 në Kalendarin Historik Shqiptar,që Rinia Shqiptare e nis nga Lura!

Written by albiona mucoimaj

16 Prill 2016 hynë në Historinë Shqiptare si ditë e madhe,e jo vetëm,kjo ditë hynë edhe në Historikun e Lurës,e shënuar kjo nga Rinia shqiptare si dita e rimëkëmbjes së pyjeve tona e që nis nga Lura,një iniciativë e madhe nga ky brez i ri,brez i cili në fundin e viteve Pesëdhjetë e fillimin e viteve Gjashtëdhjetë i hapi rrugën vullnetarisht Parkut Kombëtar Lurë,po e njëjta Histori përsëritet dhe nesër .

Të Rinjtë Shqiptarë të vetë organizuar,me dëshirën për të patur një Atdhe të bukur,me dëshirën për të pasur një Atdhe për tu lakmuar nga gjithkush për Turizëm,e faunë,natyrë e gjelbërim,do të udhëtojnë drejt Lurës vullnetarisht ,për të hedhur hapat e parë të Rimëkëmbjes së Parkut Kombëtar Lurë,i cili u shpall nga qeveria e diktaturës me këtë emer në vitin 1960,e që u ruajt deri diku shumë mirë për kohën e atëhershme,por që me ardhjen e Demokracise në vitet 1990 ,do përjetonte katastrofën më të madhe Historike,shkatërrimin total të tij dhe moskujdesjen,anashkalimin vjedhjen totale të të gjitha fondeve të dhëna për përkujdesje,nënvleftësimin e kësaj Perle Shqiptare të njohur ngado.

Lura e bukur nuk përjetoi vetëm çpyllëzimin,por nuk ju mjaftuan Saurrelat,Ifat,dhe Motorrsharrat,por do i shtohej dhe çakmaku,mënyrë kjo perfekte për ta gjunjëzuar si bukuri,e lehtësuar ata pak fonde të vidhen e mbulohen,për çudi askush nuk u kap,askush nuk u akuzua,askush nuk din të thotë si e qysh u bë me Lurën,të gjitha shkrimet nëpër media e shtyp japin vetëm atë që shikohet e që nuk ka nevoje të shkruhet e flitet kur nuk ka njerëz që të jenë përballë ligjit!
13029494_1140695239288479_2892773821589953999_o
 Qoftë e bekuar kjo Rini që po fillon ardhmërinë e saj ,me Lurën,urojmë të mos jetë i vetëm ky rast,data e nesërme mos pastë fatin e 15/04/1912 të TITANIKUT ,i cili nisi udhëtimin e tij të parë por që nuk e përfundoi kurrë,data e nesërme pastë fatin edhe pse i ndryshon një numër ,por që pastë fatin e datës 15/04/1955,kur u hap për herë të parë McDonald’s,e që në kohë rekord pasoi kudo me hapje të reja në të gjithë Botën.
Pra qofshin të vazhdueshme këta nisma të Rinisë Shqiptare e cila futi 16/04/2016 në faqen e Kalendarit Historik Shqiptar,me titullin :<<Të fillojmë nga Lura>>!
Përshëndetje,mbarësi,mençuri,inteligjencë e hapa Gjigandë paçi ju të rinj,u bëftë jeta juaj e bukur,e lumtur ashtu siç ju po kërkoni një Atdhe të lulëzuar,e të mahnitshëm,respekt e çdo të mirë,punë e rrugë të mbarë,e filluat Pranverën me punë,ju Pranvera e jetës ,dhe e ardhmes jo vetëm për Lurën e nesërme por dhe të gjithë <<Lurave>> të shkatërruara në Atdheun tonë me resurse e bukuri marramendëse!
Gjergj Fishta ka thënë: Kush s’ka parë Lurën ,nuk ka parë Shqipërinë!
Nikollë Kaçorri ka thënë: Sikur të kishte një Urë që të lidhte Lurën me Zvicrën ,se njëlloj janë të dyja!
Hilmi Kolgjegja ka thënë: Lura është Hirushja e Përrallës!
Shkruar nga D.Brunga!