Eco Bicycle

Të gjithë për Lurën!

Albiona Mucoimaj
Written by albiona mucoimaj

Une nuk jam ambientalist. Nuk e njoh veten per te tille te pakten. Pak kam marre pjese ne kauzat e ketij komuniteti. Me se shumti i kam ndjekur nga larg. Jo se nuk me intereson ajo cfare ndodh rreth meje. Arsyeja e vertete, besoj, se ka qene, nje dorezim i brendshem qe me thoshte vazhdimisht se ndikimi im ne fatet e zymta te planetit, mbetet i paperfillshem. Keshtu qe Natyres ja kam shprehur dashurine, vec permes hedhjes se mbeturinave ne vendin e caktuar. Kaq!

img_e50

Ftesa per Luren erdhi e papritur.
Ne mendjen time lulezuan serish, pershkrimet e librit te gjeografise: “parku kombetar ne Vargmalet Qendrore midis luginës se Drinit te Zi e pellgut të Matit, me flore jashtezakonisht te pasur, ku shquajme brezin e dushkut e te ahut, me pishen e zeze e bredhin e bardhe”.
Lura e liqeneve me bukuri te rralle, Lura e zambakeve te bardhe, Lura e bujtinave ku sherbehet buke misri e ngrohte e djathe i bardhe furre…
Me pak fjale, mendja ime fluturoi me se shumti, tek “pikniku i fundjaves” se sa tek “fundjava e aktivizmit”.

Asgje nuk ka mbetur nga vendi i peisazheve perrallore “vizatuar” ne faqet e librave te shkolles. Lura me te cilen u perballa ishte ajo e drureve te prere e te hedhur kodrave, ishte Lura e bredhave te semure me fole tenjash, Lura e ftohte, e zbrazur, e boshatisur…Nje vend i cili, nuk i donte njerezit, sepse njerezit fare pak e kishin dashur ate. Andaj edhe rruga per te vajtur drejt liqeneve ishte armiqesore dhe e veshtire. Dukej sikur ajo Toke nuk kish asnje deshire te shpetohej… Aq me pak nga nje jo-ambientalist, si une.

img_e56Nisma e aktivisteve Ecovolis per t’i rikthyer Lures shpresen, behej gjithnje me e qarte ne mendjen time, hap pas hapi, e veshtiresi pas veshtiresie. Behet fjale per nje projekt konkret, i cili kerkon vec dashuri, kembengulje e mbi te gjitha pjesemarrje.
Ne ishim dymbedhjete vete, te cilet fillimisht u perballem me skepticizmin e vendasve.
Me pas me terrenin e veshtire, i cili ravijezohej nga nje rruge thuajse e pakalueshme.
Per kete, pergjegjese jo vetem debora por edhe indiferenca e institucioneve perkatese.
Ja qe nje te diel-si gjithe te tjerat ne dukje- une u binda se mekati yne me i madh eshte verberia me dashje.

Dhe ai dorezimi i brendshem se ndikimi yne,ne fatet e Tokes, mbetet i paperfillshem.
“Cfare dreqin kane/kemi bere?!” pyesja veten teksa shihja druret e prere ne sfondin e tabeles “Mbroni natyren”

Dje secili nga ne, mbolli fidane. Disa syresh kishin emer…
Disa te tjere i kushtoheshin dikujt…
Te gjithe bashke, po i rikthenim jete, idese se ne fund te fundit “Liria eshte pjesemarrje”

Jetojme ne nje kohe te veshtire ku te pakte, jane ata, qe shohin pertej hundes se tyre.

Me shpresen se neser do jemi qindra, – jo vetem per te mbjelle por edhe per te cliruar druret nga semundja, per te ngritur zerin per nje rruge me te mire, apo per t’u njohur e per te shkembyer ide per cfare mund te bejme me shume- di te them se ne mos ambientalist, une sot u zgjova nje njeri me i mire.

About the author

Albiona Mucoimaj

albiona mucoimaj

Leave a Comment