Eco Bicycle

24 minuta që më bëjnë të fluturojë… :)

Albiona Mucoimaj
Written by albiona mucoimaj

Në solidaritet dhe në stil me fqinjët në lagjen time edhe unë pedaojë një fixie përdita nga puna në shtëpi dhe anasjelltas. Pedalimet e mia të përditshme janë forma ime e të menduarit – shumë pak aktivitete të tjera fizike më bëjnë që ta përqafojë plotësisht të tashmen dhe të marrë parasysh edhe detajet më të vogla.

Nëse jam e trishtuar apo e zëmëruar pedaloj deri sa të shoh qytetin që të mjegullohet nga dritat e derisa t’a ndiejë trotuarin që të kalojë poshtë këmbëve të mia. Nëse jam në një humor të mirë, pesë minuta në biçikletë dhe hopa mund të jem edhe një superhero. Për shumë pak kohë, çdo ditë që shkoj nga puna dhe anasjelltas e ndiej veten më të fortë dhe mirënjohëse për atë që trupi im ka arritur.

Ekspertët janë të shpejtë për të sjell përfitimet shëndetësore të pedalimit: Ajo nxit energjinë dhe lufton lodhjen, është më e butë në nyjet e bashkimeve të kockave se sa ecja ose vrapimi, ajo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kjo është një nga ushtrimet më të efektshme që e vë të gjithë trupin në lëvizje. Ndërkohë që kufiri për të hyrë në garë është i ulët. e gjitha që duhet të dish është sesi të ngasësh një biçikletë.
Nuk më kujtohet saktësisht se kur zakoni im i ecjes me biçikletë u rrit nga një kohë e shkurtër në fundjavë në ritualin më të shenjtë të së përditshmes sime, e ndërkohë që tani ndodhem në këtë gjëndje që nuk mund ta imagjinoj dot botën pa dy rrota. Kam pedaluar përmes maleve dhe plazheve, në qoshet e fshehura e në të gjitha lagjet e qytetit, lart e poshtë anës së lumenjve. Kam pedaluar e vetme vetëm, çift, apo në një në një flash mob me 200 veta.

Në qytetin e një mijë gjërave, është inkurajuese të dish se çdo gjë për të cilën ke nevojë është as më shumë e as më pak sesa një udhëtim me biçikletë, larg shumë larg…!

Nga Ditari i një çiklisteje…Carly Schwart!

About the author

Albiona Mucoimaj

albiona mucoimaj

Leave a Comment