Eco Bicycle

Norvegjia planifikon të shpenzojë 855 milionë euro për ndërtimin e autostradave të çiklistëve :)

Written by albiona mucoimaj

Norvegjia krenohet si një nga vendet në botë ku e marrin shumë seriozisht luftën kundër ngrohjes globale, dhe ky është një tjetër shembull: vendi është gati të shpenzojë 855 milionë euro për ndërtimin e një rrjeti të rrugëve për ciklistët.

Ata e përkufizojnë si një “investim masiv i cili do të krijonte hapësira që kushdo të mund të lëvizi me bicikletë edhe për distanca të paimagjinueshme me parë. Superstradat e ciklizmit do të kalojnë përmes gjithë vendit dhe do të lidhin nëntë nga qytetet e mëdha të Norvegjisë.

Qëllimi, natyrisht është të përgjysmojë emetimet nga automjetet, përveç se për të inkurajuar përdorimin e biçikletave në një vend ku çiklizmi është ende më pak i shpeshtë sa në vendet fqinje si Danimarka apo Suedia.

Sipas të dhënave të vitit 2010, 17% e të gjitha udhëtimeve në Danimarkë dhe 12% e atyre në Suedi janë bërë me biçikletë, në Norvegji kjo shifër është vetëm 4%, por është rritur në 5% në vitin 2014. Krijimi i këtij rrjeti të autostradave të çiklistëve do të ndihmojë vendin për qëllimin e saj, që 10% – 20% të udhëtimeve të behën me bicikleta.

Për të arritur këto autostradat për çiklistët do të ofrojnë siguri më të madhe për çiklistët, dhe të përgatitura për qarkullimin e valës së re të biçikleta elektrike, shumë prej të cilave do të arrijnë deri në 45 kilometra në orë.

Megjithatë, skeptikët thonë se moti i keq që mbizotëron në vend gjatë pjesës më të madhe të vitit, pak orë dritë dhe peizazhi malor do të frenojnë norvegjezët të ndjekin entuziastë hapat e fqinjve të tyre.

Masat që do të merren në këtë aspekt ama, nuk janë vetëm këto. Në 2030 75% e autobusëve dhe 50% e kamionëve do të reduktojnë ndjeshëm emetimet e tyre duke përdorur motorët hibrid dhe gati gjysma e anijeve do të lëvizin me biokarburant.