Eco Bicycle

Pedalimi dhe ecja më kembë, shpëton jetë!

Albiona Mucoimaj
Written by albiona mucoimaj

Një studim i kryer në gjashtë qytete evropiane arriti në përfundimin se ecja apo çiklizmi mund te shmang mijëra vdekje në vit.

Nëse të gjithë ne do te levizim me biçikletë ose në këmbë, jo me makina private, mund te shpëtojmë shumë jetë. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në gjashtë qytete evropiane nga Qendra për Hulumtime në Epidemiologjinë e Mjedisit (Creal).

Studimi dhe të dhënat janë mbledhur në Barcelonë, Basel, Kopenhagen, Paris, Pragë dhe Varshavë. Sipas studiuesve, një rritje e perdorimit te biçikletave me 35% të të gjitha udhëtimeve (për shembull sic ndodh në Kopenhagen) parandalon mesatarisht 113 vdekje në vit.

Në veçanti, 61 në Pragë, 37 në Barcelonë dhe 50 Paris. Gjithashtu, studimet tregojne një reduktim të emetimeve të dioksidit të karbonit në gjashtë qytete, nga 26,423 ton në vit në 1,139. Ndërkohë, që përfitimet e të ecurit në këmbë janë të qarta.

“Një rritje e lëvizjes me këmbë me 50% në të gjitha rrugët (si në Paris), ka rezultuar me 19 vdekje mesatarisht të shmangura çdo vit. “Zbatimi i politikave të transportit aktiv për të përmirësuar sigurinë e trafikut, sidomos për mënyrat e transportit aktiv, do të çojë në përfitime më të larta shëndetësore neto”, shprehen Bashkitë duke shtuar se “përmirësimi i cilësisë së ajrit, së bashku me zbatimin e një politike të transportit ekologjik , do të zvogëlojnë rrezikun për çiklistët dhe këmbësorët, si dhe për të gjithë qytetarët e tjerë, duke rritur përfitimet e ndërhyrjeve shëndetësore. “

About the author

Albiona Mucoimaj

albiona mucoimaj

Leave a Comment