Diell

Është koha për të ndërruar mëndjen ekonomike

Written by Jetmira Halilaj

GDP-ja s’mjafton për te treguar zhvillimin e sotëm ekonomik

Shpesh shohim ne media ekonomistet tanë qe debatojnë për rritjen ekonomike te vendit tone nëpërmjet te dhënave te GDP-se. Por ndërkohe qe politikanet gëzojnë se GDP-ja është rritur , ndodh qe mirëqenia e shoqërisë është përkeqësuar.  GDP mat çfarë një ekonomi prodhon, por jo gjendjen e rezervave të kapitalit që mbështesin prodhimin, ajo nuk thotë asgjë lidhur me cilësinë e përgjithshme të jetës, nuk i vlerëson kostot e shkatërrimit dhe ndotjes mjedisore, sëmundjet e popullatës, humbjet e kapitalit natyror; ndryshimet e klimës etj. Ne mënyre paradoksale shpesh GDP-ja rritet dhe kur ka katastrofa mjedisore. Në Sudan, për shembull, ne vitet 2010, GDP për frymë u rrit 23 për qind ndërkohe qe thatësira  e tejzgjatur, rrezikoi jetën nga uria te 600,000 njerëzve. Në mënyrë të ngjashme, në Sri Lanka cunami që vrau të paktën 36,000 njerëz dhe shkatërroi gjithë  infrastrukturën bregdetare në vitin 2004 nuk ndikoi aspak  në rritjen e qëndrueshme të GDP se vendit.

Countries_by_GDP_(Nominal)_in_2014.svg

Por pavarësisht nga verbëria e GDP-se, kostot mjedisore janë aty  ne kurriz te zhvillimit ekonomik dhe te mirëqenies se shoqërisë. Prej vitesh ato diheshin, prej vitesh ato kane nxitur kriza  te mëdha ekonomike por nuk përllogariteshin te gjitha me shifra financiare se sa ishte vlera ekonomike e tyre. vitet e fundit ka metoda qe shumica e tyre llogariten dhe pasqyrohen ne zhvillimin ekonomik. P.sh ne 2015 OBSH-ja paraqiti studimin e pare se sa dëmtoheshin ekonomitë Evropiane nga ndotja e ajrit. Shifra ishte 1.6 trilionë dollar, duke shkaktuar 600.000 vdekje te parakohshme ne vit. Ky studim tregoi dhe për Shqipërinë koston e larte ekonomike te vdekjeve nga ndotja e ajrit. Ajo ishte e barabarte me 17% te vlerës se GDP-se .

Para disa vjetësh ish presidenti i Norvegjisë Fystein Dable thoshte: ”Socializmi ra ne kolaps sepse ai nuk lejoi çmimet te tregonin te vërtetën ekonomike. Kapitalizmi mund te bjere gjithashtu ne kolaps kur çmimet nuk tregojnë te vërtetën ekologjike”. Duke pasur parasysh paaftësinë  e GDP -së për te identifikuar këtë kancer te ekonomisë, sot politikat ekonomike theksojnë nevojën për indikatorë që balancojnë vlerësimin midis ekonomisë, mjedisit dhe kërkesave shoqërore

 

Gabimi i rritjes ekonomike ne shekullin e begatisë

Shekulli i 20 pati një shpërthim te zhvillimit ekonomik mbështetur dhe ne zhvillimin e gjithanshëm industrial. Por ne vitet e fundit te këtij shekulli, euforia  kapitaliste u trondit kur ktheu kokën mbrapa dhe pa pasojat e këtij zhvillimi. Zhvillimi i vrullshëm industrial ne boten perëndimore ,vërtet krijoi pasuri dhe begati për njerëzimin, por sipas bilancit ekonomik del se njerëzimi ka krijuar borxhe me te mëdha se sa fitimet e reklamuara me aq buje. Ky ishte borxhi mjedisor, zhdukja e kapitaleve, degradimi dhe ndotja  mjedisore dhe se fundmi ndryshimi i gjithë klimës se planetit. “Ne, tha një ekonomist amerikane, e shfrytëzuam natyrën si e shfrytëzonte kapitalisti punëtorin ne fillim te shekullit duke e detyruar te punonte 18 ore dhe duke mos i paguar sigurimin shëndetësor”.

Nga pikëpamja ekologjike ky model nuk mund të funksionoje ne planin global. Ne shekullin e 21 ai s’mund ta çoje më njerëzimin përpara.

 

Dihet  se ekonomia banon tërësisht brenda ekosistemit natyror si ne ekosistemin lokal brenda një shteti  ashtu dhe ne atë global. Në aspektin fizik, aktiviteti ekonomik është në thelb konvertimi i pjesëve te ekosistemit të përdorur nga njeriu. Ekosistemi i jep ekonomisë një vend për të vepruar, e furnizon me të gjithë lëndët e para, dhe e mbështet atë me shumë shërbime kritike shume prej te cilave janë te pazëvendësueshme dhe nuk kane kosto. Gjatë një jetëgjatësi 50-vjeçare, një pemë e vetme gjeneron  62,000 dollar vlerë të kontrollit të ndotjes së ajrit, riciklon 37.500 dollar vlerë të ujit, dhe kontrollon 31,000 dollar vlerë në erozionin e tokës. ( Ainshtaini një herë llogariti  se nëse të gjitha bletët tokës do te zhduken, katër vjet më vonë do të zhduken dhe tere njerëzit).

Shërbimet mjedisore si këto kontribuojnë miliarda dollarë në ekonominë globale çdo vit, prandaj  qeveritë në mënyrë rutinore s’duhet të injorojnë rëndësinë e botës natyrore, kur planifikojnë zhvillimit ekonomik

Por ekonomia deri tani ka ecur duke shkatërruar sistemet e saj të mbështetjes natyrore

Eko-ekonomisti amerikan Lester R. Brown shtroi pyetjen: “Mjedisi është pjesë e ekonomisë apo ekonomia është pjesë e mjedisit”.

Kjo e çoi atë ne në një mendim revolucionar qe e quajti “Eko-Ekonomi” nje koncept qe me vone u zhvillua ne përcaktimin “Ekonomi e gjelbër”, qe shprehte një model të ri ekonomik, pa acaruar natyrën, pa krijuar borxhe ne natyre dhe duke përfituar nga shërbimet e ekosistemeve natyror

 

Keshtu ne kete shekull te ri sistemet ekonomike i referohen  parimeve baze të ekologjisë për të skicuar zhvillimin e njerëzimit

 

Modeli i ri i zhvillimit ekonomik

Çdo ekonomist e di se tregjet dështojnë kur çmimet nuk reflektojnë kostot aktuale. Drejtori i Institutit Amerikan “Earth Policy, Lester Brawn tha: “Ajo që kemi mësuar vitet e fundit është fakti se sistemet ekonomike që nuk tregojnë te vërtetën ekologjike, i kanë çuar disa nga korporatat me të mëdha në falimentim Ashtu si në 150 vitet e fundit, ndodhi zbutja sociale e kapitalizmit, ne shekullin e 21 detyra më e rëndësishme është  kapitalizmi ekologjike zbutës “

 

Në përgjigje të realiteteve të zymta të ndryshimit klimatik , sosjes se burimeve natyrore, kolapsit te ekosistemeve, dobësimit ekonomik, dhe krizave të tjera konvergjente  të shekullit te 21, një konsensus po shfaqet në mesin e shkencëtarëve, qeverive, dhe shoqërisë civile ne lidhje me nevojën e një tranzicioni të shpejtë, por të menaxhueshem drejt një përmirësimi ekonomik me shume drejt mirëqenies se sa ne qëllimin e zgjerimit te aktivitetit ekonomik te tregut .

Ne ekonominë e re, energjia e rinovueshme, e diellit dhe e erës  do te zëvendësoje karburantet fosile ,naftën dhe qymyret, qe shkatërrojnë klimën; ekonomia eficiente do te zëvendësoje ekonominë e konsumit dhe hedhjes  se  mbeturinave dhe industritë e riciklimit po zevendesojne industritë e minierave. Keto jane fillimet e ristrukturimit te ekonomisë globale.

 

Ekonomia e gjelbër (Green Economy)

Termi ekonomia e gjelbër është futur për herë të parë në një raport te vitit 1989 për Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar nga një grup i ekonomistëve kryesorë të mjedisit, të titulluar “Propozim për një ekonomi të gjelbër” (Pearce, Markandya dhe Barbier, 1989). Propozimi ishte qe ekonomia mund dhe duhet të vijë në ndihmë të politikave mjedisore.

environmental-sustainability-hand

Në vitin 1992 në Rio u be deklarata e pare qe përfshinte  parimet që promovojnë nderkombetarizimin  e kostove mjedisore dhe përdorimin e instrumenteve ekonomike si dhe eliminimin e prodhimit dhe konsumit te paqëndrueshëm. Agjenda 21 shtjelloi më tutje këto parime dhe bëri thirrje për zhvillimin e strategjive kombëtare për zhvillim te qëndrueshëm duke përfshirë masat për integrimin e mjedisit dhe zhvillimit, duke siguruar kornizat ligjore dhe rregullatorë, ne krijimin e sistemeve qe integronin llogaritjet mjedisore dhe ekonomike

 

Në vitin 2008, termi u rigjallërua në kuadër të diskutimeve për reagimin e politikës ndaj krizave të shumta globale. Në kontekstin e krizës financiare dhe shqetësimet e një recesioni global, UNEP përkrahu idenë e “paketave stimuluese të gjelbra”  te cilat  nxisnin  një “ekonomi te gjelbër si përpjekje të rimëkëmbjes ekonomike.

Në qershor të vitit 2009, në prag te Konferencës se Ndryshimeve Klimatike OKB-së në Kopenhagë, OKB-ja lëshoi një deklaratë të agjencive që mbështeste ekonominë e gjelbër si një transformim për të adresuar krizat e shumta.

be7d8a75d8a94e76afdaed76aa29afd0Në shkurt të vitit 2010, ministrat dhe kryetarët e Delegacionit të Forumit Ministror te  Mjedisit UNEP theksuan në deklaratën e tyre se koncepti ekonomia e gjelbër:  “mund të adresoj në mënyrë të konsiderueshme sfidat aktuale dhe të japë mundësi ekonomike të zhvillimit dhe përfitime të shumta për të gjitha kombet.
Në mars të vitit 2010, Asambleja e Përgjithshme ra dakord se ekonomia e gjelbër në kontekst të zhvillimit të qëndrueshëm dhe çrrënjosjes se varfërisë do të formojë një nga dy temat e veçanta për Rio + 20 (rezolucion 64/236). Kjo çoi në një marrëveshje ndërkombëtare për ekonominë e gjelbër

UNEP e ka përcaktuar ekonominë e gjelbër si “një ekonomi që rezulton në përmirësimin e mirëqenies njerëzore dhe të kapitalit social, duke reduktuar në mënyrë të konsiderueshme rreziqet mjedisore dhe scarcitetet ekologjike. Një ekonomi e karbonit të ulët, të burimeve efikase dhe gjithëpërfshirëse

 

 

Energjia e re  ne një ekonomi te re

Energjia luan një rol qendror në ekonominë e çdo vendi. Për më shumë se një shekull një nga burimet më të lira dhe më të përhapura të energjisë kanë qenë lëndët djegëse fosile – qymyri, nafta, gazit natyror. Për fat të keq, lëndët djegëse fosile kanë qenë gjithashtu një burim i madh i ndotjes dhe i emetimeve të karbonit. Në vitin 2010, lëndët djegëse fosile kontribuon gati dy të tretat e clirimeve të gazrave serrë nga aktiviteti njerëzor

download (1)Shqetësimi i shume ekonomisteve ka qene se mohimi i lëndëve djegëse fosile mund të kishte  një kosto të rëndësishëm në ekonominë globale dhe do të dëmtonte sistemin financiar. Por Analiza e Indeksit te çmimeve të konsumit (CPI)  tregoi se kalimi në një sistem të energjive te rinovueshme mund të çlironte deri ne triliona dollarë gjatë 20 viteve të ardhshme për të investuar në rritjen më të mirë ekonomike.

Marrëveshja për klimën ne Paris ne dhjetor 2015 ishte një pikë kyçe e fillimit të një ekonomi të gjelbër.

Bota arriti marrëveshjen për të shpëtuar Tokën

“Unë hodha një shikim kërkues nëpër dhomë, pashë  se reagimi ishte pozitiv, nuk kishte asnjë  kundërshtim, dhe thashë: “Marrëveshja e Parisit për klimën është pranuar”, dhe godita tryezën në me një çekiç druri”, tregon ministri i jashtëm francez Laurent Fabius.

cop21-coop

Po çfarë do te behet pas kësaj marrëveshje? Marrëveshja për klimën do të detyrojë vendet të ndryshojnë mënyrën se si ata prodhojnë dhe konsumojnë energji, mënyrën se si ata kultivojnë ushqimin, mënyrën se si ata menaxhojnë vendbanimet urbane, mënyrën se si njerëzit të fitojnë jetesën e tyre, mënyrën se si njerëzit të udhëtojnë, dhe në shumë mënyra të tjera. Implikimet e plota te kësaj marrëveshje do te bëhen te dukshme ne te ardhmen.

 

Kalimi nga epoka e lendeve fosile ne epokën e energjive te rinovueshme  mund te shihet qarte ne ritmet e rritjes se përdorimit te këtyre burimeve te energjive ne vitet e fundit.

Sfida  e shekullit ndaj energjisë se naftës.

Brenda pak vitesh energjitë e erës dhe te diellit (energjitë e  rinovueshme) arritën kosto operacionale shume më të ulëta në krahasim me shpenzimet vazhdimisht te larta të qymyrit dhe gazit në  nxjerrje dhe transport. Dhe për çudi sfida e energjive te rinovueshme ndaj energjive fosile po ndodh me shpejtuesi te madhe ne SHBA ku filloi epoka e naftës. Nga viti 2008 deri në vitin 2012, industria e qymyrit ne SHBA, humbi rreth 50,000 vende pune, rreth 12 për qind të totalit gjatë periudhës pesëvjeçare. Gjatë të njëjtës periudhë, ne energjinë e erës dhe atë diellore u shtuan rreth 79,000 vende pune. Llogaritja dhe për punët indirekte te  energjia e erës dhe  e diellit e çon në rreth 220,000 vende pune. Mes nëntorit 2013 dhe nëntorit të vitit 2014, punësimi ne energjinë diellore u rit me 22 për qind, gati 20 herë më shpejt se punësimi në ekonominë e përgjithshme. Në SHBA, Obama, menjëherë pas marrjes së detyrës ne 2009, udhëhoqi Aktin e Rimëkëmbjes Amerikane dhe Riinvestimeve (Arra), e cila përfshinte më shumë se 90 miliard $ në investimet e qeverisë dhe stimujt e taksave për të rritur ekonominë e energjisë të pastër. Akti i Rimëkëmbjes ndau rreth 3 miliard $ për programet shtetërore te energjisë Te gjitha teknologjitë e përparuara të energjisë kanë qenë në ngritje. Në vitin 2014, sektori u rrit me një rekord 14 për qind – pesë herë më shpejt se sa GDP-ja – në një vlerë tregu prej rreth 200 miliardë $

Një tregues se strategjia e Obamës ka punuar është se teknologjitë e pastra si era dhe dielli kanë arritur pikën ku ata janë ekonomikisht te qëndrueshme. Duke arritur koston e energjive te rinovueshme më poshtë se 2.5 cent për kilovat/orë, Ndërkohë industria diellore pësoi një bum me një faktor prej 33 gjatë presidencës së Obamës.

Sipas një studimi të ri të publikuar pak para se udhëheqësit e botës të shkonin në Paris për të arritur një marrëveshje e klimës, ‘bota mund të ushqehet plotësisht me energji te rinovueshme deri  në vitin 2050 duke shpëtuar plotësisht nga lendet fosile

 

 

Shembuj të zbatimit të ekonomisë se gjelbër

 

Në 2012, Emiratet e Bashkuara Arabe shpallen një iniciative kombëtare afatgjatë për të ndërtuar ekonominë e gjelbër nën sloganin “Një Ekonomi e gjelbër për zhvillim të qëndrueshëm “. Qëllimet ishin të trefishtë: Të bëjë Emiratet e Bashkuara Arabe një nga pionierët globale në ekonomin e gjelbër, një shpërndarës për eksport dhe import te teknologjive të gjelbra  dhe një vend që mbështet rritjen ekonomike afatgjatë nëpërmjet ruajtjes se qëndrueshëm të mjedisit. Sheiku Al Maktoum tha: “qëllimi ynë nga kjo nismë kombëtare është e qartë, të ndërtojmë një ekonomi që mbron mjedisin, si dhe një mjedis që mbështet rritjen e ekonomisë,  një ekonomi të larmishëm në bazë të njohurive dhe novacionit, përmes të cilit ne mund të sigurojmë mundësi të shkëlqyera për punësimin e qytetarëve tanë. Përmes kësaj, ne mund të mbrojmë burimet tona natyrore dhe mjedisore, dhe të forcojmë pozitën tonë konkurruese në tregjet globale, veçanërisht në fushën e produkteve të energjisë së ripërtërishme dhe teknologjive të ekonomisë se gjelbër.”

Një ligj i ri miratuar kohët e fundit në Francë mandatën se të gjitha ndërtesat e reja që janë ndërtuar në zonat e komerciale në Francë duhet të mbulohen me bimë ose panele diellore.
Catite e gjelbra, siç quhen, kane një veprim te larte  izolimi e cila ndihmon për të reduktuar ndjeshëm sasinë e nevojshme të energjisë për të ngrohur një ndërtesë gjatë dimrit ose për ta freskët atë në verë. Ato janë të afta për mbajtjen e shiut dhe reduktimin e përmbytjeve, dhe gjithashtu afrojnë zogjtë  duke krijuar një xhungël urbane rrotull shtëpive te qytetit.
Catite e gjelbra janë tashmë shumë të njohura në Gjermani dhe Australi, si dhe qytetin e Torontos ne Kanada! Kjo është arritur ne saje te ligjit qe  u miratua në vitin 2009, nga qyteti i Torontos sipas se cilit  të gjitha ndërtesat e reja industriale dhe ato te banimit detyroheshin te kishin catite e gjelbra

5779464831_0fda87ba46_b

Kalifornia njoftoi vitin e kaluar se të gjitha shtëpitë e reja do ta kenë koston totale te shpenzimit te energjisë zero. Ndërtesat me kosto zero të energjisë gjatë një viti prodhojnë më shumë energji sa përdorin

Gjithë SHBA-ja  ne 2015 kishte  rreth 7.000 ndërtesa me kosto 0 te energjisë

Qyteti i Sakramentos i ka te gjitha shtëpitë e saja me kosto zero (me rreth 925 njësi banimi qe ekzistojnë dhe me 800 te planifikuara gjithashtu me kosto energjie zero.

Investimet ne energjitë e rinovueshme në vendet në zhvillim u rriten 36% në vitin e kaluar duke e tejkaluar investimin total  ne ekonomitë Kina e rriti  63% investimin në energjitë e rinovueshme zhvillimit të investimeve të vendit, ndërsa Kili, Indonezi, Kenia, Meksikë, Afrika e Jugut dhe Turqia secila ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në energjinë e rinovueshme

Në vitin 2014, rreth 7.7 milionë njerëz në mbarë botën kanë punuar direkt ose indirekt në këtë sektor.

Banka më e madhe në botë e investimeve, Goldman Sachs, thekson se shumica e dollarëve te  investuar duhet të shkojë vetëm në katër teknologjitë e sotme: fotovoltaiket diellore, të erës, te teknologjise LED dhe makinave elektrike.

“Ne besojmë se investitorët duhet të përqendrohet në këtë grup te favoritëve me potencial për të zhvendosur trajektoret e emetimit dhe riformatimin konkurruese në synimin 5 deri 10-vjeçare,” shkruan grupi i analistëve.

Këto katër fusha kolektivisht përbëjnë shumicën dërrmuese të mundësive te investimit në uljen e karbonit, e cila sipas  Goldmanit vlerësohet në 600 miliardë dollar në vit.

 

Po Shqipëria?

Sipas Raportit te Riskut Botëror 2014, i botuar së fundmi nga Instituti për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore në Universitetin e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Evropë nga rreziqet natyrore. Ky raport ka përllogaritur indeksin e riskut nga fatkeqësitë natyrore për vitin 2014 në 171 vende të botës, bazuar në ekspozimin ndaj fatkeqësive dhe cënueshmërine prej tyre, Shqipëria është e para në Evropë dhe në vendin e 37-të në botë. Humbjet ekonomike gjatë 33 viteve të fundit, vetëm si pasojë e përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe tërmeteve, llogariten të jenë 2.3 miliardë dollarë. E konvertuar kjo shumë në një mesatare vjetore – 68.67 milionë dollarë = 2.49 përqind e GDP-së/vit.

Images

Vetëm ky fakt mjafton për te thirrur me force ndaj politikave ekonomike te vendit për te ndërruar kursin e ekonomisë drejte një  ekonomie  te  gjelbër, që  të  përfshijë  gjithë  nevojat  njerëzore, por  dhe  në  ekuilibër  me  burimet  natyrore  të  vendit . Kjo  përpjekje  do  të  jetë  një  mekanizëm  i  ri, i  fuqishëm  për  zhvillimin  ekonomik , duke  krijuar  dhjetra  industri  dhe mijra vende pune. Është  koha  që  drejtuesit  të  përqafojnë  këtë  kuptim  dhe  të  fillojnë  ndërtimin  e  një  ekonomie  të  gjelbër.

S’ka më asnjë dyshim- tha Hillary Clinton ne fushaten e saje te 2015-es- se ekonomia e gjelbër është investimi me i mire  qe ne mund të bëjmë

Xhemal Mato