Ecovolis

10 qytetet kryesore që kërkojnë të kenë qendrën pa makina!

Jetmira Halilaj
Written by Jetmira Halilaj

Oslo, Norvegji

1

Qyteti i Oslos është duke planifikuar për  t’i ndaluar makina krejtësisht nga rrugët e saj deri në vitin 2020, këshilltarët thonë se do të “përfitojnë të gjithë qytetarët”.

Nëse plani arrihet, kryeqyteti norvegjez do të bëhet qyteti i parë i madh në Evropë që zbaton  një ndalim të tillë.

 

Stokholm, Suedi

suedia

Ishte qyteti i parë i madhë në Evropë që prezantoj një zone me emerime të ulëta në 1996. Që atëhere, qindra qytete të tjera në të gjithë kontinenrin kanë ndjekur shembullin e Srokholmit, duke përfshirë Londrën dhe Berlinin.

Hamburg, Gjermani

gjer hamburg

Qyteti verior gjerman synon krijimin e një rrjeti të gjelbër për lidhjen e të gjitha parqeve të qytetit me korsi bicikletash (“gruenes Netz”), në dy dekadat e ardhshme ky rrjet do të mbulojë 40 % të zonës urbane, duke e  bërë të lehtë  sa të jetë e mundur me qëllim që qytetarët të mos përdorin makina.

Kopenhagen, Danimarkë

danimarka

Qyteti është duke krijuar një rrjet  “revolucionare” të korsive të biçikletave, të cilat, sipas City Lab, mbajnë “trotuar të lëmuar, ndriçim të mirë, ndarja nga trafiku, vendkalime të sigurta rrugore, strehimore  shi dhe pompat e ajrit” ky rrjetë do të mbulojë 290 milje të  qytetit  dhe rrethinat e tij deri në vitin 2018.

Athinë, Greqi

athina

Kryeqyteti  grek, së bashku me qytete e tjera si Pekini dhe Mexico City, ka aplikuar një sistem të “racionimit të hapësirës rrugore”, ku makina me numër targe të caktuara janë ndaluar të udhëtojnë në qendër të qytetit në ditë të caktuara të javës.

Megjithëse një nga problemet me këtë skemë është se pronarët e makinave blejnë makina të lira dhe me efikasitet të ulët me disa targa, kështu që ata mund të udhëtojnë çdo ditë të javës.

Tegucigalpa, Honduras

honduras

Një skemë e ngjashme me Athinën “u zbatua  edhe në kryeqytetin e Hondurasit në vitin 2008, në të cilën pronarët e automjeteve duhet  të regjistrojnin një ditë të javës, kur ata nuk do të ishin prezent në qytet me makinë. Në qoftë se automjeti i ndotë rrugët, pronari do të gjobitet deri në $ 40.

Helsinki, Finland

finland

Pavarësisht nga pritshmëritë për një rritje të popullsisë, planifikuesit e qytetit në Helsinki dëshirojnë  ta bëjnë atë sa më të lehtë të jetë e mundur që të ecin kudo, duke krijuar një “rrjet të dendur lagjesh për ecje të cilat janë praktikisht pa makina ” deri në vitin 2050. Brenda një dekade Helksini shpreson ta bëjë makinë tërësisht të panevojshme në rrugët e qytetit.

Milano, Itali

milan itali

Planifikuesit e qytetit në Milano kanë prezantuar një skemë ku banorët që lënë makinat e tyre në shtëpi mes ores 7.30am deri në 7.30pm, ata marrin bileta falas për transportin public. . Një aparaturë në makinat e tyre e lidhur me internetin tregon saktë vendodhjen e makinës, në mënyrë që askush mos përfitojë me pa të drejtë biletat falas.

Paris, Francë

paris

Përpara samitit vendimtar të klimës që fillonë në qytet muajin e ardhshëm, kryetari i komunës së Parisit Anne Hidalgo vendosi të bëjë një deklaratë: qyteti do të ndalojë të gjitha makinat nga qendra e qytetit për një ditë. Të dielën e  27 shtatorit, rrugët Parisiane kishin një qetësi të pazakontë dhe Parisianët  raportuan  se qielli mbi kryeqytetin francez ishte më blu  se kurrë më parë që ata kishin pare ndonjëherë më parë.

Venecia , Itali

venecia

Venecia është ndoshta një shembull i përsosur i një qyteti që mund të funksionojë pa automobile.  Qytetarët e zonave më të mëdha pa makina të Europës përdorin rrugët ujore më të famshme të qytetit për të bërë udhëtimet e tyre rreth e qarkë vendit.

About the author

Jetmira Halilaj

Jetmira Halilaj

Leave a Comment