Bibliotekat e vogla

Bibliotekat e Vogla

Written by Jetmira Halilaj

Bibliotekat e Vogla Falas për fëmijët, filluan si një nisëm për të rikthyer librin te fëmijët, leximin ne natyre dhe për të gjallëruar sadopak këtë qytet të “bukur” ku jetojmë. Gjithçka filloi nga mbështetja e shumë qytetarëve për të dhuruar libra për fëmijë dhe pjesën tjetër po e bëjmë ne!
Duke qenë se dhe bibliotekat publike nuk kanë qenë shumë në formë kohët e fundit, afrimi i këtyre librarive të vogla falas për fëmijët është një risi sa argëtuese dhe edukuese, për fat të mirë të gjithë kemi mundësinë të dhurojmë 1-2 libra për fëmijë dhe kjo ka bërë që bibliotekat e vogla të kene libra të bukur fëmijësh!

Dashuria per librin eshte e domosdoshme per rritjen e shendetshme te femijes suaj, ashtu sikunder kalimi i kohes prane Natyres. Bibliotekat e Vogla i bashkojne keto dy dashuri ne nje te vetme : perkundrejt asnje pagese i vogli juaj do te argetohet , do mesoje, e do njohe fale shfletimit e leximit te librave te ndryshem , dhe kete aktivitet kaq te dobishem per te, do ta beje ne Natyre.
Zgjidhni argetimin e shendetshem per femijet tuaj. E pse jo…do argetoheni edhe vete ju !