Diell

Dielli s’ka lek!

Written by Jetmira Halilaj

Jemi i vetmi vend qe ka më shume se 260 dite diell në vit e megjithatë këtu kurrë nuk përmendet energjia diellore. Duke qenë falas kjo energji do i interesonte shume atyre qe do mund ta perdornin duke përfituar prej saj ,e duke kursyer në këtë mënyrë në faturën energjitike. Kështu do të zgjidhnim nje here e pergjithmone kete detyrim te rende te ndricimit te shtrenjte. Dihet pse nuk flitet se humbasin tenderat e shtrenjte dhe mund te clirohen dhjetera mira familje nga skllaveria e ndricimit. Energjia diellore eshte lehtesisht e mundur ne fshat, ku me nje panel 80-100 ëat mund te ndricohen rehat nje shtepi e tere.

Në këtë “krizë” energjitike variantet e qeverisë sonë janë;

A- arrestimi
B-burgu
C-cash

dielli

Në fakt zgjidhja për masën është D –dielli, por kjo nuk i intereson as qeverisë as OSHSE -s

Kështu në vend te japim nje imazh europian të zgjidhjes se problemeve, zgjedhim ate otomane me njerez ne burgje. Ne vend t’u ofrojme nje alternative te qendrueshme, i zhysim me thelle ne batak. Ne vend ti ofrojme nje ndihmese atyre qindra mijera familjeve te pa pune, pa mundesi ndoshta per faj te ketij sistemi, u presim dritat dhe i leme në terr.

Ne brazil nje nevojtar shpiku shishet e drites dhe përmes tyre po ndricon mbi 1 milion njerez ne te gjithe boten falas, e nderkohe ketu mbjellim terror pa ofruar asnje alternative. Cdo inxhinier te shpjegon qe me nje panel + bateri normale mund te ndricosh qetësisht shtëpinë, e pastaj ngeshëm mund te rregullosh dhe TV. Këto janë praktikisht gjysma e fatures. Por jo te ne kush mundet paguan e kush s’mundet do varroset ne borxhe. Pse mos i’u japim një ndihme para se t’u marrim ate qe s’e kane. Dielln e kemi 260 ditë.

Keto ne fakt në dukje këto jane  ato gjestet e vogla krahasimisht me te mëdhatë qe mendohet se bejne ndryshimin por realisht ne situaten e tashme ky nuk është thjesht një detaj por eshte nevoje e domosdoshme per te shpetuar nje shtrese madhe familjesh te pamundura per te paguar faturat, qofte për shkak te papunesise apo  moshës së shkuar. Po të mos ishte aq  i majmë perfitimi  nga energjia  elektrike , për atë diellore do flitej normalisht si ne cdo vend te botes ku po përjetohet e njëjta krize., Por jo vetëm! Edhe vendet që e kanë superuar problemin (edhe pa patur klimën tonë të favorshme) kanë vite që e shfrytëzojnë diellin,  duke rritur rendimentin ekonomik dhe mbi te gjitha duke cliruar komunitetet në nevoje dhe qytetaret.

Për një cast lëmë mënjanë pallatet e flasim per një  60% tjeter qe kanë nje banesë një katëshe ne rrethina , ne fshatra apo janë të izoluara nga qytetet e mëdha. Në pallate normale, për  cdo tarrace funksionon ligji i  pronarit  dhe  nuk eshte menduar kurre që kjo të lihej për përdorim publik e të gjerë , duke krijuar mundësinë e konkretizimi të kësaj alternative diellore.

JO! Askush nuk mendon per TY, aq më pak  biznesi apo shteti.

Mesa duket ujditë e tyre janë bërë  tashmë  e nuk duan t’ja dinë ! Ata tashmë i kanë zgjidhjet e tyre varianti D nuk i intereson. Ata nuk  e duan diellin por ne duhet te bashkohemi te ushtrojme ndikimin tone te ofrohet doemos varianti D dhe te mbeshtesin D te nevojtaret dhe te pamundurit.