Eco Bicycle

Raporti i OECD: Biçikletat , sinonim i shëndetit urban!

Jetmira Halilaj
Written by Jetmira Halilaj

Prania e çiklistëve në qytete është një shenjë e sigurt e suksesit dhe përkushtimit ndaj mjedisit. Kështu thotë dhe një raport i kohëve të fundit që vë në pikëpyetje ndikimin dhe pasojat e shtrirjes dhe zgjerimit të vazhdueshëm urban.

Një raport nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), tregon se prania e çiklistëve në qytete do të thotë shumë për banorët e saj: ata jo vetëm që janë më të respektueshëm ndaj mjedisit, por edhe kontribuojnë tej mase  në uljen ndotjes, duke drejtuar zhvillimin urban drejt një modeli më të qendrueshëm.

Po! Bicikletat drejtojne zhvillimin urban drejt një modeli më të qendrueshëm.

Studimi i titulluar “Kuptimi i Urbanizimit dhe pasojat e tij”, analizon çelësin për suksesin dhe përfshin çiklizmin urban si zgjidhjen më të mundshme për të frenuar ndotjen, përveç inkurajimit të aktivitetit fizik për qytetarët.

“Sistemi me qira i biçikletave ofron një zgjedhje të transportit të shpejtë dhe fleksibël që mund të zëvendësojë makinën për  udhëtime të shkurtra. Ky shërbim gjithashtu inkurajon përdorimin e biçikletës dhe pranimin e saj në qytete,” thuhet në raport.

Për më tepër, raporti trajton problemin e mbipopullimit dhe abuzimit me makinat në zonat urbane, duke propozuar taksa shtesë për ndikimin dhe dëmin mjedisor që shkaktojnë makinat në zonat urbane. Ndërkohë që politikat  e tanishme po favorizojnë dhe ushqejnë përditë përdorimin e tyre. Parandalimi i makinave rrit mundësitë për alternativa të tjera të qëndrueshme.

About the author

Jetmira Halilaj

Jetmira Halilaj

Leave a Comment