Ecovolis I-Ad

Ecovolis I-Ad

Jetmira Halilaj
Written by Jetmira Halilaj

 

I-Ad, Reklama ekologjike dhe punësimi i 10 të rinjve në mjedis!
Ecovolis I-Ad eshte një inisiativë e re për të reklamuar në mënyrë ekologjike, inovative dhe me kosto të ulët. Ndryshe nga reklamat lëvizëse të vendosura në makina të mëdha, autobusa apo taksi të cilat kanë një kosto shumë herë më të madhe karburanti dhe ndotje. Ecovolis I-Ad është unike, efikase në trafik dhe në zona këmbësorësh, ekologjike, e aftë për tu afruar me audienca të veçanta, për të çuar mesazhin e saj pa zhurmë dhe pa ndotur.

12645029_808290309316754_6537276156737155725_n

Reklamat lëvizëse janë më efikase se radio, televizioni dhe gazeta, përsa i përket kostove dhe aftësisë për të kapur audienca të veçanta. Një pikë e fortë e biçikletave reklamuese është fakti se ato janë të ndihmuara nga të rinjtë dhe të rejat që i pedalojnë, duke i dhënë veçantinë e reklamës “human poëered”, pa lënë asnjë gjurmë ndotje në mjedis. Ndonëse janë biçikleta të përshtatura për peshë, këto biçikleta janë njëkohësisht të manovrueshme, të sigurta, të lehta dhe sigurojnë një prezencë dhe shikueshmëri mjaft tërheqëse si ditën edhe natën nëpërmjet ndriçimit ekonomik me bateri dhe llampa LED. Karakteristikë ndryshe e biçikletave reklamuese është dhe mundësia për të ngarkuar produkte, materiale promovuese dhe sfond të reklamës audio.

12696930_808290305983421_1073845290590749582_o

Ecovolis I-AD mundësia për të reklamuar lirë dhe për të ndihmuar në punësimin e gjelbërt! Nëpërmjet kësaj risie ne besojmë se do të arrijmë të ofrojmë një alternativë ekologjike, mjaft inovative dhe me kosto të ulët për të reklamuar jo vetëm biznese dhe produkte, por për të promovuar projekte dhe programe të shumta mjedisore dhe sociale që kanë buxhete të vogla dhe nevojën më të madhe për tu njohur nga publiku. Kjo nisëm synon gjithashtu punësimin e 10 të rinjve dhe të rejave të cilët do të pedalojnë bicikletat reklamuese nëpër rrugët e qytetit, duke siguruar një punë ekologjike.

10298592_674867102659076_3583032847144295354_o

Biçikletat Ecovolis I-Ad, janë prodhuar në Shqipëri duke punësuar të rinj!
Veçanti e këtyre biçikletave jeshile është dhe fakti se ndryshe nga Promobikes e shtrenjta që prodhohen dhe përdoren së shumti në vëndet e tjera, duke filluar nga 3000 Euro e sipër, bicikletat Ecovolis I-AD, janë prodhuar dhe montuar në Shqipëri, me pjesët e biçikletave të vjetra Ecovolis, duke punësuar të rinj që kanë pasionin për të bërë gjëra ndryshe!
12366174_775651099247342_7305133089268857644_o
Reklama me I-Ad një mesazh i drejpërdrejt për mbrojtjen e mjedisit.
Përveçse një reklamë efektive, I-Ad përcjell dhe një mesazh shumë të qartë te klientët tuaj për rëndësinë që ka mjedisi edhe në marketingut e kompanisë. Ndryshe nga makinat e mëdha reklamuese apo tabelat në rrugë, I-Ad, funksionon me forcën e pedaleve, që karikojnë bateritë për një ndriçim ekonomik me llampa Led, shumë miqësor ndaj mjedisit dhe efiçente në burime natyrore!

About the author

Jetmira Halilaj

Jetmira Halilaj

Leave a Comment