Ecovolis Ngjarjet kryesore Video

Të gjithë bashkë për Lurën

Dyqind të rinj janë dyndur drejt parkut kombëtar të Lurës për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga masakra mjedisore që ka ndodhur dy dekadat e fundit mbi këtë pasuri natyrore.

Nismës së ndërmarrë nga Ecovolis për të mjellë pemë atje, i është bashkuar edhe deputeti Dashamir Peza, i cili shprehet se ky është një gjest simbolik për të dhënë mesazhin e ripërtëritjes.

“Gjesti është simbolik për të tërhequr vëmendje për të mos bërë masakra të tilla si kjo që po shohim përreth. Kam ardhur këtu si qytetar i thjeshtë. I jam bashkuar iniciativës së disa të rinjve, të cilët janë të janë të mrekullueshëm. Jam i bindur dhe i shoh që e bëjnë me shumë dashuri dhe kjo është ndoshta fitorja më e mirë e ripërtëritjes së jetës në kuptimin e dashurisë së natyrës. Besoj me gjithë shpirt që Lura do kthehet në magjinë e dikurshme”, tha Peza.

Ndërsa kreu i Shoqatës Lura, Dod Doci shprehet se ajo çka po bëjnë këta të rinj do të ndikojë në rikuperimin e dëmit që i është shkaktuar këtij parku.

Drejtuesit e Ecovolis, kanë deklaruar se aksione të tilla do të vijojnë edhe javët e ardhshme.