Lajme

Modeli i femrës shqiptare që duhet promovuar

Jetmira Halilaj
Written by Jetmira Halilaj

O shoqëri e degjeneruar, ky është modeli i femrës shqiptare

13164466_1709996309254771_3449230519177388872_n

Këto vajza janë studente dhe nxënëse, nga qytete e krahina të ndryshme të vendit. Çdo fundjavë, një ditë pushimi e kalojnë duke punuar vullnetarisht për të pastruar plazhet. Jaënë anëtare të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve. Ato përbëjnë rreth 70 % të vullnetarëve dhe punojnë njësoj, në mos më shumë se djemtë. Prej 8 vjetësh mijëra vajza e djem kanë punuar në këtë mënyrë. Një energji dhe frymëzim që mua personalisht me ka detyruar, që nga viti në vit ti përkushtohem më shumë kësaj kauze.
Pjesa dërrmuese e medias e kanë refuzuar ta pasqyrojnë këtë punë dhe këtë model të rinisë shqiptare. Nëse këto foto që po hedh unë tani, do të ishin të ndonjë femre tallavaje apo ekrani, që tregojnë se kanë ndërruar dashnor, portalet do të vraponin ti merrnin e ti shpërndanin si lajm “bombë”. Dhe nuk kanë faj. Lajmet me të tilla femra janë vërtet shumë të klikuara.
Por unë dua që sot ti sfidoj këto femra. Ti sfidoj pjesën e degjeneruar të shoqërisë mediat që u japin atyre zë. Portalet që i bëjnë të famshme dhe rrjetet sociale që “thyhen” sa herë ato fryhen nga silikoni.

13174044_1709996339254768_1735007897449890756_n
Dua tu tregoj të gjithëve se Shqipëria jonë nuk ka prekur fundin që të përfaqësohet nga llumi.
Dua tu them se shoqëria jonë ka modele të mrekullueshme, edhe pse ne refuzojmë ti shikojmë.
Dua që këto vajza që punojnë vetëm për shkak të idealizmit të tyre, ti bëj modele. Jo modele pasarelash, por model të shoqërisë, ku ajo të shikohet në pasqyrë dhe ti vijë turp.
Ndaj ju bëj thirrje të gjithëve, shpërndajeni këtë postim, si një reagim të fortë ndaj llumit që sot është shndërruar në vlerë dhe përfaqësim.
Bëjeni të gjithë share.
Ky postim duhet të lexohet më shumë se lajmi “Xhensika fshehu dashnorin në dollap”.

Mentor Kikia

About the author

Jetmira Halilaj

Jetmira Halilaj

Leave a Comment