Lajme

Na lini të mbjellim shpresë

Written by Jetmira Halilaj

Ndërkohë që rinia bën atë që zhbëri politika për këto 25 vjet, ndërkohë që mbillej, thellë në pyll dëgjohej motosharra.
A keni ndërgjegje ”të nderuar” bashkëatdhetarë manipulator-bërës?
Shpresoj që këta fidanë, të mbjellë me kaq mund, sakrifica e dashuri, të mos kenë fatin e shoqeve të tyre.
Lereni natyrën të marrë frymë!
Na lini të mbjellim shpresë!
Na lini të jetojmë!
500 fidanë të mbjellur, 50 aktivistë, 100 duar dhe mijëra zemra me ta,
T’i kthejmë jo vetëm Lurës, po tërë Shqipërisë dinjitetin!
Dhe kush më shumë se ne do mund ta bëjë?
Le të sillemi në mënyrë të tillë me ambjentin, saqë dikush që nuk e respekton atë, të skuqet (kjo është pak e pamundur, por shpresa vdes e fundit) kur të shohë se është minorancë e përbuzur biles.
Bravo djem dhe vajza!
Ju nuk kërkoni azil, viza për të ikur nga ky vend, por qëndroni dhe ndërtoni të ardhmen e dëshiruar.

Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,
Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi,
I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë,
E në mbettë veç një, unë do të jem ai! (Viktor Hygo)

Emma Al Rose