Ecovolis Lajme Ngjarjet kryesore Une Ricikloj

Shqipëria dhe dashuria për qeset plastike!!!

Ecovolis
Written by ecovolis

Nese Europa, SHBA dhe shume vende te tjera kane marre masa prej vitesh per te shpetuar Natyren nga qeset plastike, Shqiperia akoma hesht. Hesht nderkohe qe ambjenti po ndotet dita dites nga qeset plastike. Edhe pse ishte nje nisme e vitit 2011 e ministrise se Mjedisit te asaj kohe per ta kufizuar ne maksimum perdorimin e qeseve kancerogjene jemi ne 2016 dhe akoma skemi asnje mase nga ligjevenesit tane. Vertete Shqiperia dhe qeveria jone ka 1001 probleme madhore por mbrojtja e Natyres eshte prioritet i te gjitheve ne. Ecovolis i ben thirrje kryeministrit Rama, drejtuesve vendore qe te marrin masa qe ta ndalojne kete fenomen qe po ndot ambjentin. Gjithashtu i bejme thirrje gjithe komunitetit qe te ndergjegjesohet dhe t’i perdore sa me pak qeset plastike.

Ecovolis eshte i vendosur dhe nuk do te dorezohet derisa institucionet te marrin masa ndaj ketij fenomeni qe rrezikon jeten e te gjitheve…

 

qese plastike ndotje

 

 

JA SI KA REAGUAR BE DISA VITE ME PARE

 

Ligjvënësit e Bashkimit Europian kanë miratuar unanimisht një ligj të ri, për të ulur përdorimin e qeseve plastike, me shpresën që të frenojnë ndotjen e tokës dhe krijimin e një “shtrese plastike” mbi oqeanet e botës. 

Masa, e cila është hartuar së bashku me Parlamentin Europian, është kritikuar nga ekzekutivi i ri i BE-së, sipas të cilëve shtetet mund të hasin probleme në implementimin e një ligji të tillë, i cili propozon përdorimin e çmimeve të lira ose metoda të tjera, për të ulur me 80 përqind numrin e qeseve plastike në një periudhë dhjetëvjeçare.

Megjithatë, miratimi u lavdërua nga trupa e tregtisë për industrinë e plastikës, pasi ligji favorizon dhënien fund të ofrimit falas të këtyre qeseve nga supermarketet, gjë që tashmë është aplikuar në disa prej vendeve. Por, sipas tregtarëve, një mozaik rregullash kombëtare mund të jenë pengesë në tregtinë e BE-së.

Të dërguarit e shteteve anëtare kanë miratuar një plan për t’i dhënë qeverive një zgjidhje mes, ndalimit të dhënies falas të qeseve plastike, ose vendosjen e objektivave të detyrueshme për të ulur konsumin mesatar vjetor të qeseve plastike në më pak se 90 copë për person, deri në fund të vitit 2019, dhe në 40 qese për person në dhjetor të 2025-s.

Zëvendëspresidenti i parë i Komisionit, Frans Timmermans, tha se ekzekutivi mbështet përpjekjet për të frenuar përdorimin e qeseve plastike, por paralajmëroi qeveritë se duhet ta implementojnë me forcë ligjin e ri. Nëse shtetet nuk e përmbushin këtë detyrim, Komisioni do ta dërgojë secilin prej tyre në gjykatën më të lartë të bllokut europian, për t’iu vendosur gjoba.

Mesatarja në BE e përdorimit të qeseve plastike për individ ka qenë 176 në vitin 2010, shumë pak prej të cilave janë ricikluar. Një mesatare e cila është e përafërt me atë të vendeve të pasura, përfshi SHBA-të, ku janë ndërmarrë tashmë nisma lokale për të ulur këtë shifër.

Ndërkohë, janë disa vende që nuk do të duhet të marrim masa, pasi për shembull Danimarka e ka mesataren e përdorimit të 4 qeseve plastike për person në vit, ndërsa Polonia dhe Portugalia përdorin rreth 100 qese për individ, sipas të dhënave të BE-së.

 

 

qese plastike supermarkete

 

 

JA SI KA REAGUAR SHTETI I NEW YORK 

 

 

 

NJU JORK – Bota konsumon qindra miliarda qese plastike çdo vit. Aktivistët e mjedisit thonë se ato janë të vështira për t’u ricikluar, përbëjnë shpërdorim dhe dëmtojnë biosferën. Ata duan të ndalohet përdorimi i qeseve plastike ose – siç veprohet në shumë komunitete – të paguhet për to një tarifë. Por industria e qeseve plastike e mbron përdorimin e tyre, duke thënë se njerëzit i ripërdorin ato, ndërsa disa zyrtarë argumentojnë se riciklimi është një çështje përgjegjësie personale dhe nuk duhet të rregullohet me ligj.

Zyrtarë të qytetit të Nju Jorkut thonë se njujorkezët përdorin 5,2 miliardë qese plastike në vit. Ato jepen falas në pothuajse çdo supermarket, farmaci apo dyqane të tjera. Shumë njerëz i preferojnë.

“Kështu amballazhohen gjërat ditët e sotme.”
“Ata përdoren lehtësisht, nuk peshojnë dhe nuk zënë shumë vend.”
“Nuk ndihem mirë për to, por ndonjëherë i përdor sepse janë të përshtatshme.”
Por ajo që ndodh me ato qese pasi përdoren është një problem i madh mjedisor, thotë Lilly Belanger e organizatës No Impact Project.
“Ato gjenden në plazhe. Janë pjesë e vorbullave që ngrihen nga stuhitë. Gjenden mbi pemë. Gëlltiten nga gjallesat detare. Dhe kur kjo ndodh, duhet të kujtojmë që ne i hamë gjallesat detare. Ajo që është e keqe për planetin është pothuajse gjithmonë diçka e keqe për ne.”

Qeset plastiket bëhen me anë të produkteve të naftës dhe gazit natyror dhe nuk dekompozohen. Lilly Berenger thotë se ato janë të vështira për t’u ricikluar. Për këtë arsye, bashkia e Nju Jorkut City shpenzon rreth 10 milionë dollarë në vit për të transportuar rreth 100 mijë tonë qese plastike që depozitohen jashtë shtetit të Nju Jorkut.

Avokatja Jennie Romer e organizatës Plastic Bag Laws ndihmon në krijimin e legjislacionit vendor dhe shtetëror për t’i ndaluar qeset plastike ose për vënien e një tarife për përdorimin e tyre. Ajo thotë se gati 150 qytete amerikane e kanë bërë këtë, me rezultate pozitive.

“Në Uashington, një pagesë prej 5 për qind për çdo qese një-përdorimshe çoi në një ulje prej 60 për qind të përdorimit të tyre, ndërsa në Los Anxhelos, në Kaliforni, ndalimi i qeseve plastike dhe një pagesë prej 10 centë për qese letre çuan në një ulje prej 95 për qind të përdorimit të përgjithshëm të tyre.”

Në Nju Jork, aktivistë të mjedisit dhe disa anëtarë të këshillit bashkiak propozojnë një ligj për një pagesë prej 10 centësh për çdo qese plastike. Kjo është diçka e tepruar nga ana e qeverisë, thotë Mark Daniels i Aleancës Progresive të Qeseve, një grup që merret me tregtinë në këtë industri. Ai foli me anë të Skype-it.

“Është gjithashtu përgjegjësia jote personale. Nëse je në një dyqan, dhe ble një pako çamçakëzash dhe një Cola, nuk të duhet patjetër një qese plastike. Mund ta refuzosh.”

Jennie Romer thotë se zakonisht njerëzit nuk refuzojnë diçka që i shërben dhe është falas.

“Por me një pagesë prej 10 për qind për çdo qese, ka më shumë gjasa që konsumatorët të mendohen nëse kanë vërtetë nevojë për të apo jo. Dhe kjo është ajo që janë duke bërë këto ligje.”

Mark Daniels thotë se shumica e njerëzve i ripërdorin qeset plastike në shtëpi dhe kufizimi i përdorimit të tyre do t’u kushtonte njerëzve vende e pune në sektorin e prodhimit të qeseve plastike dhe në qendrat e riciklimit.

Grupet mjedisore po punojnë me ngut të propozojnë referendume për tarifa mbi qeset plastike në sa më shumë vende dhe para ligjvënësve bashkiak dhe shtetëror, ndërkohë që qeveria federale raporton një rritje dramatike të numrit të qeseve plastike që amerikanët përdorin çdo vit.

Marrë nga Zëri i Amerikës

 

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment