Lajme Une Ricikloj

Mbetjet urbane, ISHMP kontroll në 61 Bashki: S’depozitohen në landfille

Ecovolis
Written by ecovolis

Inspektoriatit Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, prej datës 15 shkurt 2016, ka filluar inspektimin në rang vendi për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në 61 bashkitë, përfshirë edhe akset rrugore kombëtare.

Në përfundim të këtij aksioni kombëtar nga të dhënat zyrtare të ISHMP për vitin 2015, kreu i ISHMP-së, Ergys Agasi, u shpreh se rezulton se janë gjeneruar një sasi vjetore prej 2.641.498 tonë mbetje të ngurta shtëpiake dhe 206.306 tonë mbetje inerte.

Ndërkohë pas analizës së bërë dhe procesverbaleve që ISHMP ka dorëzuar pranë 61 bashkive, në bazë të problematikës së identifikuar iu është kërkuar bashkive që të marrin masa emergjente.

 

plehra kazane

ISHMP, ka përcaktuar të merren vendime për përmirësimin e situatës në vend-depozitimet ekzistuese të njësive administrative të varësisë.

Për shkak të problematikës të vërejtur, ISHMP ka kërkuar të bëhet ndërhyrje urgjente për ngritjen e venddepozitemeve të reja për rastet e konstatuara kur ato kanë dalë jashtë funksionit, por edhe në rastet e mungesës së tyre në njësitë administrative. Rastet më flagrante janë konstatuar në bashkitë Ura Vajgurore dhe Gramsh ku mungojnë venddepozitimet.

Kërkojmë të merren masa urgjente nga ndërmarrjet e varësisë së Bashkisë ose operatorët privatë të kontraktuar për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e venddepozitimeve. Kemi konstatuar se disa nga bashkitë nuk respektojnë ligjin për të çuar mbetjet në landfillet e qarqeve“, u shpreh Agasi.

Në përfundim të analizës së 61 bashkive në vend u është lënë afat nga ana e ISHMP-së për zgjidhjen e problematikave që ka shfaqur secila prej tyre. ISHMP rifillon fazën e dytë të kontrollit dhe inspektimit gjatë muajit qershor, për të verifikuar zbatimin e detyrimeve ligjore që u lindin bashkive.

Megjithë problematikën e vërejtur, konstatojmë se falë punës intensive së ISHMP-së, si dhe fushatave ndërgjegjësuese ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit, situata konkrete në vitin 2016 paraqitet dukshëm më pozitive se vitet e kaluara. Shumë bashki kanë marrë masa serioze për përmirësimin e situatës dhe në komunikimet direkte të ISHMP me Bashkitë gjatë periudhës Mars – Maj 2016 u janë sqaruar sërish detyrimet ligjore që ata kanë”, theksoi më tej, Agasi.

Pavarësisht kësaj ISHMP kërkon kujdes e vëmendje të vazhdueshme për heqjen e mbeturinave nga akset nacionale dhe zonat turistike, bazuar kjo dhe në miratimin e planit të masave përgatitore për sezonin turistik veror për vitin 2016 nga ana e qeverisë shqiptare.

Sjellim në vëmendje se ligji për menaxhimin e mbetjeve urbane ngarkon 61 bashkitë e vendit për administrimin dhe menaxhimin e tyre. Referuar gjendjes aktuale dhe përgjegjësive që jep legjislacioni kërkohet veprimi dhe angazhim serioz i pushtetit vendor. ISHMP kërkon nga kryetarët e bashkive që si përgjegjës të drejtpërdrejtë të ngarkuar nga ligji për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ, të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave akute dhe problematikave që kanë. Sigurojmë opinioni publik, se ISHMP po monitoron hap pas hapi zbatimin e detyrave të lëna, me qëllim sigurimin e një mjedisi të pastër e shëndetshëm për qytetarët shqiptarë“, deklaroi kreu i ISHMP-së, Ergys Agasi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment