Lajme Ti Raporto Une Ricikloj Video

Aksion për pastrimin e bregdetit nga mbeturinat në Lezhë

Nis pastrimi i bregdetit të Talës. Administrata e Bashkisë Lezhë në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë dhe Komitetin Rinor kanë nisur aksionin për pastrimin e plazhit dhe rreth 5 kilometër janë çliruar totalisht nga mbeturinat e shumta të sjella nga deti.

Agron Haxhimali, kryetar i Shoqatave të Bashkive: Secili nga ne ka përgjegjësinë, qoftë individuale qoftë institucionale të pastrojë mjedisin e vet, sepse duke kontribuar ne japim një mesazh për të pasur një vijë bregdetare. Ne presim sezonin e ri turistik me një vijë bregdetare të pastër.

pastrim plazhi
Drejtuesit e bashkisë së Lezhës deklarojnë se nisma të tilla do të ndërmerren edhe në vazhdim, për të përcjellë mesazhe sensibilisuese dhe për të zhvilluar turizmin.
Altin Mema Zëdhënës i Bashkisë Lezhë: Aksioni i sotëm vjen në kuadër të bashkëpunimit me Shoqatën e Bashkive, Bashkisë së Lezhës dhe njësisë administrative të Shënkollit për të bërë të mundur sado pak pastrimin e mjedisit, por edhe për të përcjellë një mesazh sensibilues, pasi një mjedis i pastër i shërben turizmit.
Edhe pse sezoni turistik nuk është hapur zyrtarisht Plazhi i Tales në Lezhë është gati për të pritur vizitoret, ndërsa bashkia angazhohet se këtë vit do të ketë kushte më mira për turistët.
/Ora News/