Diell Lajme Te ndryshme

Viti më i thatë në historinë e Evropës

Ecovolis Editor
Written by Ecovolis Editor

Asgjë nuk të bënte të besoje se do të afrohej një katastrofë. Klima në fillim të shekullit të 16-të ishte e qetë dhe dekada me radhë në Europë kishte pasur korrje relativisht të mbara, ndërsa popullsia rritej me shpejtësi.

Mjekësia, arti dhe shkenca po lulëzonin, dhe Rilindja po merrte hov tashmë madje edhe në Alpet e larta.

Viti 1539, u la pas me ca stuhi erërash që vinin nga perëndimi, relativisht të forta. Binte shumë shi në dhjetor, e njerëzit kishin nisur të vraponin nëpër shtëpitë e tyre, duke lënë pas dore shumë punë. Ata nuk po e kuptonin se sa do u kushtonin këto reshje pas pak kohësh.

“Në janar 1540, ia nisi një thatësirë, nga ato të cilat Europës Qendrore nuk i kishin zënë sytë qysh nga krijimi i jetës në tokë”, raportojnë shkencëtarët që tashmë posedojnë një arkiv të stërmadh me të dhëna mbi reshjet e motin ndër shekuj, mijëvjeçarë e epoka të tëra. Njëmbëdhjetë muaj nuk ra as një pikë shi e shkencëtarët flasin për një thatësirë të përmasave të papara. Ai vit i theu të gjitha rekordet: përballë vlerësimeve të deritanishme të ekspertëve të klimës në tokë, “nuk është vera e vitit 2003 ajo më e nxehta e regjistruar – pasi ajo në 1540, ia ka kaluar disa herë asaj”, shkruan grupi ndërkombëtar i kërkuesve të klimës, drejtuar nga Oliver Vetter në Universitetin e Bernës, në revistën “Climate Change”. FermaIme/

20140706094909287577

About the author

Ecovolis Editor

Ecovolis Editor

Leave a Comment