Lajme Ngjarjet kryesore Te ndryshme

Pjesa e ‘errët’ e turizmit

Ecovolis Editor
Written by Ecovolis Editor

Zgjerimi i turizmit jo vetëm që mund të rrezikojë mjedisin, por mund të shkaktojë edhe probleme të tjera. Le të shqyrtojmë shkurtimisht disa prej tyre.

Sot, dyndja e turistëve ka sjellë probleme. «Në Indi, Tazh Mahali po konsumohet nga vizitorët,—shkruajnë studiuesit Likorish dhe Xhenkins.—Edhe piramidat në Egjipt janë në rrezik nga numri i madh i vizitorëve.»

Veç kësaj, këta autorë paralajmërojnë se bimësia mund të shkatërrohet e të pengohet zhvillimi i saj, kur turizmi lihet i pakontrolluar dhe një mizëri vizitorësh shkelin përmes rezervateve.

Për më tepër, lloje të ndryshme gjallesash mund të rrezikohen kur turistët marrin gjëra të tilla si guaska të rralla dhe korale ose kur vendësit i mbledhin ato që t’ua shesin turistëve.

Turistët shkaktojnë shumë ndotje. Sipas disa llogaritjeve të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, çdo turist krijon 1 kilogramë mbeturina çdo ditë.

Me sa duket, edhe vendet më të largëta po vuajnë nga kjo gjë.

Pollution-places_10

About the author

Ecovolis Editor

Ecovolis Editor

Leave a Comment