Lifestyle Ngjarjet kryesore Te ndryshme

Historia e ndotjes së mjedisit

Ndotja e mjedisit me kalimin e kohës ëshë shndëruar në një problem kryesor gjatë shekullit të XX me zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë si dhe rritjen e popullsisë në planetin tonë. Në këtë rast nuk mund të thuhet se problem me ndotjen nuk ka qënë i pranishëm dhe në shekujt e më hershëm, dhe kjo munt ë konstatohet nga ekzistenca e Legjeslacionit në lidhje me tymin e shtëpive në Londër, Britani. Por ndotja në masë të madhe filloi gjatë Revolucionit Industrial.

Përdorimi i qymyrit si burim energjie, solli shtimine smokut në qytet. Shumë proçese teknologjike, si përdorimi i ujit për procese të ndryshme, vendosja e shumë uzinave pranë rrjedhës së lumenjëve për të shkarkuar mbetjet industrial e shtuan këtë ndotje. Një problem tjetër që u shfaq gjatë këtij shekulli ishte kontaminimi i tokës bujqësore si rrezultat i përdorimit të pesticideve dhe fertilizuesëve, dhe e depozitimit tëmbetjeve toksike nga uzinat kimike, duke sjellë edhe ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës.

Pavarsisht kushteve të vështira të punës dhe të jetesës në vendet europiane, vetëm në shekullin e XX ndryshoi fokusi për këtë situatë të jetesës së punonjësve dhe ndotjes.Një ngjarje për tu shënuar ishte smoku i madh i Londrës në dimrin e vitit 1952. Një kombinimi kushteve të kohës dhe të smokut nga zjaret e qymyrit, fabrikave dhe stacioneve elektroke rezultoi në një smog të ndotur, e cila rezultoi më tepër se 4000 raste vdekjesh të njerëzve.

Botasot/

20140329231145702577