Eco Bicycle Eco Bicycle Shop Lifestyle

“Sheshi Skënderbej” për më shumë biçikleta

Written by Ecovolis Editor

Reduktoni lëvizjet me makinë në qendër të Tiranës. Madje filloni të mësoheni se kjo zone nuk do të jetë më për automjetet. Sheshi ’Skenderbej’, nga Muzeu Historik deri tek hotel “Dajti’, në një të ardhme të afërt do të jetë vetëm i këmbësorëve. Në shesh dhe përreth tij po punohet për përfundimin e Unazës së Vogël, ndërsa në zonën e qendrës po ndërhyhet për lirimin e hapësirave të zëna. Bashkia do të vijojë prishjen e lokaleve në krah të Teatrit të Operas dhe Baletit në funksion të sheshit pedanal.

Pritet shembja e godinës se INSIG-ut dhe disa shtëpive private pas hotel Tiranës për të përmbyllur gjurmën e Unazës së Vogël. Për shkak të punimeve janë bllokuar disa rrugë brenda qendrës, ndërsa lëvizja e automjeteve është devijuar në akse paralele. Prej dy ditësh është mbyllur segmenti pranë Muzeut Historik, që zbret në Rrugën e Durrësit.

Ndërsa mjetet që ngjiten nga kjo rrugë për në shesh, detyrimisht duhet të kthehen djathtas për të vazhduar në drejtim të Bankës së Shqipërisë për t’u ngjitur më pas në segmentin pranë Partisë Socialiste apo të dalin në Unazë.

VizionPlus/

sheshi-skenderbej-655x356-c1200x600