Lajme Lifestyle Ngjarjet kryesore Te ndryshme

Nuk duhet më sensibilizim, ky është krim që duhet dënuar

Ecovolis Editor
Written by Ecovolis Editor

Nuk duhet më sensibilizim, ku është krim që duhet dënuar

Të shtunën ishim në plazhin e Zvernecit në Vlorë. E pastruam plazhin, duke e krehur rërën e duke mbledhur cdo mbetje. E pastruam edhe parkun….. Por kjo është hera e fundit që e bëjmë. Sepse për të tetin vit radhazi bëjmë të njëjtën punë. Mbi 150 vullnetarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, e pastruan këtë park nga mbeturina që ishin bërë kapicë. Ne mblodhëm mbeturinat që shkarkojnë në park lokalet që bëjnë biznes nëkëtë zonë tursitike. Eshtë e pa precedent, nuk di të ketë vend të dytë, ku mbeturinat shkarkohen në lumenj, apo në parqe.
Nuk mjaftojnë qytetarët(me nder qytetarët) që shkojnë për piknik dhe pasi hanë e pinë, lënë në park gjithëcka që s’u duhet më, shishe, kanace, bidona, letra, gazeta, qese…. edhe ndonjë carcaf të vjetër. Por në të njëjtin vend shkarkojnë mbeturinat gjatë gjithë viti edhe retorantet e baret. Duke e shdërruar parkun në një landfill.
Kjo është hera e fundit qe ne e pastrojmë këtë park. Herën tjetër, në fakt do ta pastrojmë, por thasët më mbeturina do t’ua shkarkojmë, gjysmën lokaleve derë më derë, dhe gjysmën tjetër Bashkisë së Vlorës, mu në derë.

Mentor KIKIA

 

13254185_185117528550704_1180886680991381607_n

About the author

Ecovolis Editor

Ecovolis Editor

Leave a Comment