Eco Bicycle Shop

Eco Bicycle Shop – Dyqan Bicikletash

Written by Jetmira Halilaj

Eco Bicycle Shop është një biznes social, krijuar nga njerëz që kanë pasion dhe kanë kontribuar vazhdimisht për mjedisin, të cilët besojnë se përdorimi i përditshëm i biçikletës është një kontribut i madh për mjedisin dhe shëndetin. Eco Bicycle Shop synon të zgjerojë komunitetin e biçikletave në Tiranë, duke ofruar jo vetëm biçikleta por edhe programe trajnimi, mundësi për zhvillimin e praktikës për studentë dhe të rinj vullnetarë dhe të inkurajojë mbrojtjen e mjedisit dhe të përdorimit të përditshëm të biçikletës. Duke ndjekur nga afër zhvillimin dhe përdorimin e biçikletave gjatë 10 viteve të fundit, në vënde të ndryshme të botës, ne besojmë se janë mundësitë e shumta për zgjerimin e komunitetit të përdoruesve të biçikletave dhe në Tiranë. Parimi që drejton biznesin tonë është “Jeto Gjelbër”. Ne e kemi krijuar këtë koncept si një nevojë për të ndërgjegjësuar komunitetin e Tiranës në të mirat e shumta që shoqërojnë përdorimin e biçikletës dhe mbi të gjitha ndikimin pozitiv që ka ajo në shëndet dhe në mjedisin e qytetit tonë. Ne po përpiqemi që të krijojmë një lëvizje biçikletash, duke shpërndarë informacion mbi avantazhet e biçikletës, duke organizuar kurse dhe udhëtime me biçikletë që nxisin bashkëveprim dhe ndihmojnë në rikthimin e një kulture biçikletë. Në të gjitha vendimet tona të biznesit, ne e konsiderojmë përgjegjësinë mjedisore dhe sociale si gjënë më të rëndësishme, ku është bazuar dhe kjo nismë. Kjo është arsyeja pse ne e quajmë Eco Bicycle Shop, (Dyqani i Biçikletave Ekologjike). Biçikleta për ne është një mjet i rëndësishëm për shëndetin fizik, mendor dhe shpirtëror.

 

Jemi në  pranverë dhe në rrugët e Tiranës  çdo ditë e më shumë shtohen përdoruesit e biçikletave. Nëse jeni duke menduar të blini një biçikletë ne ju sugjerojmë  Eco Bicycle Shop. Dyqani ndodhet tek Libri Universitar përball Vesa Center dhe ka një shumllojshmbri biçikletash si Mountain Bike, Cruiser, City Bike, Course dhe Klasike. Nuk mund të mungojnë edhe biçikletat për fëmijë.

 

Jeta është shumë e shkurtër për të mos blerë një biçikletë!