Lajme Ti Raporto Video

Katastrofë ekologjike, plazhi i Zvërnecit ndotet me bitum

Një katastrofë e vërtetë ekologjike ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, pasi rezulton të jetë ndotur me bitum.

Sipas burimeve nga policia shkaktare e ndotjes dyshohet të ketë qenë një anije që po furnizohej me naftë bruto, raporton Balkanweb.

Gjatë furnizimit të anijes, dyshohet se është çarë tubi. Sakaq mësohet se sipërfaqja e ndotur me bitum është rreth 3 km.

Nuk është hera e parë që plazhi i Zvërnecit ndotet, pasi në 2011 ai është ndotur edhe me solar.
Balkanweb