Lajme Ngjarjet kryesore Une Ricikloj

Nis edicioni i katërt i Festivalit të Filmit Mjedisor

Ecovolis Editor
Written by Ecovolis Editor

Edicioni i katërt i Festivalit të Filmit Mjedisor filloi aktivitetet e tij të para në ditën ndërkombëtare të Biodiversitetit për të vijuar deri në datën 5 qershor që shënon Ditën Botërore të Mjedisit. Gjatë këtij edicioni të gjithë të apasionuarit ndaj mjedisit dhe filmave mund të ndjekin në 8 qytete të Shqipërisë: Shkodër, Tiranë, Vlorë, Skrapar, Përmet, Ersekë, Gjirokastër dhe Bajram Curri një gamë të gjërë filmash nga 13 shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian. Festivali do të përbëhet nga 5 sesione të ndryshme:

– Biodiversiteti,

– Gruaja dhe Mjedisi,

– Mjedisi dhe Shëndeti,

– Ndryshimet Klimatike dhe Vlerësimi i Rreziqeve,

– Bujqësia dhe Mjedisi.

57 filma nga 29 vende të botës, një pjesë e të cilëve shfaqen edhe si premiera botërore, do të projektohen në ambjente publike me qëllim ndërgjegjësimin e publikut kundrejt mjedisit. Njëherësh me projeksionet e filmave sipas kategorive, gjatë Festivalit të Filmit Mjedisor (EFFA2016) do të zhvillohen edhe 5 forume me praninë e ekspertëve të huaj dhe shqiptarë. MjedisiSot/

5_effa

About the author

Ecovolis Editor

Ecovolis Editor

Leave a Comment