Eco Bicycle

Kush i vjedh biçikletat??

Albiona Mucoimaj
Written by albiona mucoimaj

Është hera e dytë brënda dy ditëve që në Tiranë biçikletat kanë rënë pre e vjedhjesve. Ajo që vihet re është se këta persona përveç biçikletave që i gjejnë në rrugë tashmë synojnë një tjetër target grup. Dyqanet që shesin biçikleta dhe biçikleta të shtrenjta madje. Janë dyqanet tashmë që kanë rënë pre e personave që  vjedhin biçikletat duke qënë se tani këta persona shkojnë deri aty sa të dhunojnë prona private,e  të thyejnë xhama dyqanesh për t’i pasur.

Kjo kulturë e re e vjedhjeve të biçikletave i ka rrënjët në fakt te pandëshkueshmëria e personave që i vjedhin. Handikap i cili nuk ka gjetur ende zgjidhje. Askush nuk mund t’ia vërtetoj kujt se biçikleta është pronë e tij e ndërkohë është aq e vështirë që të gjejnë personat që i vjedhin saqë shumë prej policëve në raste vjedhjesh përtojnë edhe të hapin kamerat e sigurisë.

Të vjen inat kur sheh se personave më të bukur të qytetit janë ata që më së paku shpërblehen për atë që i japin këtij qyteti e për më tepër në gjithë këtë rrëmujë që Tirana ofron ata tashmë duhet të vuajnë edhe vjedhjen e biçikletave të tyre. E atyre biçikletave që më së shumti i japin jetë këtij qyteti.

Kush i vjedh biçikletat? A do i jepet ndonjëherë pëgjigje kësaj pyetje?

 

About the author

Albiona Mucoimaj

albiona mucoimaj

Leave a Comment