Lajme Pedalo Te ndryshme

Kopenhagen, qyteti i lumtur mbi dy rrota

Ecovolis Editor
Written by Ecovolis Editor

Të bësh foto, pa një biçikletë në krah, në kryeqytetin danez, Kopenhagen, është thuajse e pamundur. Janë pikërisht arti i rrugës, shpirti i së thjeshtës dhe numri i madh i biçikletave, që e kanë kthyer Danimarkën në vendin më të lumtur në botë, sipas WHR (World Happiness Report). Në fakt, nëse qyteti shihet prej dy rrotave mbi një biçikletë, efekti i panoramës ndryshon krejtësisht.

Në mbajtësen e mbrapme të tyre, nuk sheh, siç ndodh zakonisht, vetëm fëmijë, por edhe njerëz të rritur. Dikush duke ngarë biçikletën, nget njëkohësisht modelin e lumturisë së këtij qyteti, sepse një nga arsyet që ai është “i lumtur” është pikërisht transporti mbi dy rrota. Pas vlerësimit të marrë, qyteti inaguroi Institutin e Kërkimit të Lumturisë (Happiness Research Institute), institut ky që merret posaçërisht me studime sesi mund të përmirësohet cilësia e jetës, duke eksploruar shkaqet dhe pasojat e lumturisë njerëzore, për t’i bërë më pas ato pjesë të aktivitetit të përditshëm publik.

“Një qytet i lumtur”, thotë drejtuesi Meik Viking, është një qytet i përshtatur për njerëz të cilët interesohen vazhdimisht mbi mënyrën se si funksionojnë gjërat, gjatë kohës që janë në lëvizje. Detyra jonë është që të ushtrojmë presion mbi qeverinë, në mënyrë që ajo të masë në vazhdimësi suksesin e shoqërisë, duke studiuar hap pas hapi punën dhe kontributin e saj e jo vetëm rritjen e ekonomisë. Në rankimin e vendeve më të lumtura, kryeqyteti i Danimarkës është vlerësuar duke kaluar shumë vende të tjera, prandaj, European Green Capital në bashkëpunim me organizuesin e madh të eventeve, Sharing Copenhagen ka zhvilluar për gjatë gjithë vitit aktivitete të ndryshme si; yoga, zhytje olimpike dhe turne biçikletash për natyralistët.

bici-en-Amsterdam-600x398-1 dutch-bikes-train-station riding_bike_holland

 

About the author

Ecovolis Editor

Ecovolis Editor

Leave a Comment