Eco Bicycle Ecovolis Lajme Pedalo

Çunat e Kombëtares shëtisin me biçikleta

Written by Ecovolis Editor

Pas pesë ditësh stërvitje intensive para dhe pasdite, kombëtarja ka shfrytëzuar paraditen për t’u relaksuar.

Pasi futbollistët përfunduan mëngjesin, kanë qenë të lirë deri në orën 12.00. Një pjesë e tyre janë relaksuar nëpërmjet masazhit, të tjerët duke bërë ndonjë shëtitje, rreth fushave të golfit pranë hotelit Falkeistein, njofton FSHF’ja.

Por ka pasur edhe zgjedhje të tjera, si ajo e Ansi Agollit dhe Andi Lilës, që kanë preferuar një shëtitje me biçikletë nëpër Bad Waltersdorf. FaxAl/

1-1110-620x330