Foto Lajme PASS

Vazhdon mbeshtetja ndaj komunitetit rom

Inagurohet ndeza e dritave me një lojë futbolli me futbollistët e vegjël, energjikë dhe ambiciozë të skuadrës “ Retë e zeza”. Vullnetarët nga SHBA bënë të mundur ndriçimin e ambjenteve të jashtme pranë banesave të komunitetit rom përmes sistemit të paneleve diellore. I ofruam këtij komuniteti gjithashtu, rulotat e rikonstruktuara nga nxënësit tanë të shkollave profesionale gjatë Olimpiadës së Aftësive, sikundër zbukuruam ambjentet me lulet dhe pemët e nxënësve të këtij profili. Bashkë me bashkinë do t’ ju ofrojmë këtyre fëmijëve edhe një mencë. Për prindërit e tyre formim profesional duke ngritur një qëndër të posaçme pranë këtij komuniteti. Arsimimi dhe punësimi, është mënyra e integrimit.