PASS Ti Raporto

Ky është krim! Në burg kushdo që dhunon fëmijët

Ecovolis
Written by ecovolis

krimeee

 

 

 

 

Vetëm pak orë pas denoncimit të dhunës së fëmijës 3 vjeç në emisionin “STOP” është arrestuar administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani. Arrestimi i saj u bë para pak çastesh nga Drejtoria e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik. Mbi Shabanin rëndon akuza për “keqtrajtimin e të miturve”, neni 124 pika b e Kodit Penal dhe “shpërdorim detyre”.  Para pak vitesh, Shabani ka qenë bashkëdrejtuese e një emisioni televiziv.

Denoncimi ne”STOP” , ja si u dhunua 3-vjeçari 

Emisioni investigativ “STOP” sjell sot një tjetër rast abuzimi me fëmijët. Bëhet fjalë për një djalë të mitur vetëm 3 vjeç, i cili fatkeqësisht ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga administratorja e kopështit, Anjeza Shabani.

Ky incident ka ndodhur në kopështin privat “Diren”në Sauk, Tiranë.

Denoncimi i këtij rasti është bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të investiguar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.

Përmes kameras së fshehtë “STOP” sjell këtë fenomen që fatkeqësisht ndodh rëndom në vendin tonë.

Pamjet janë ato që flasin vetë…

 

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment