Ecovolis Jal Kamping

I love cycling in Albania / Jo gjithmone mjafton “zemra e madhe”

Jetmira Halilaj
Written by Jetmira Halilaj

I love cycling in Albania / Jo gjithmone mjafton “zemra e madhe”

Stina e nxehte tashme ka trokitur (perpos diteve te grinjta qe jane kthyer ne sfondin e diteve te fund-qershorit) e keshtu Shqiperia shnderrohet ne nje spotlight turistik tejet interesant per te huajt qe pak apo shume e njohin vendin e vogel ne juglindje te Europes e ne gji te Ballkanit.

Pedalimi mes per mes natyres se virgjer, jetes tradicionale e folkloristike si dhe cultures e historise mijravjecare, eshte nje menyre mjaft e mire per turistet e vendeve te aferta e te largeta, per te njohur vendin e shqiponjave.

Wiiliem Hoffman, Marcos Duiker dhe Mrc Dirkx, pasi u larguan nga Korfuzi, gjate nje trip-i turistik ne Ballkan, u larguan edhe nga paragjykimi per Shqiperine,  (te ciles fillimisht i’a dinin vendondodhjen ne Afrike), duke vendosur keshtu te kalonin kufirin shqiptar tok me dyrrotaket e tyre. Nga Saranda ne Butrint, per te vazhduar me Beratin, Gramshin, Korcen, Erseken, Leskovikun : kudo njerez mikprites e me zemer te madhe, natyre e mrekullueshme me shkrepa malesh e det te bekuar nga Zoti, ushqim i mire, muzike tradicionale e folklor i pasur. Keshtu do t’a kujtojne ata udhetimin e tyre ne Shqiperi, dite me pas,  ne blogun e tyre virtual.

 

18 vjecari David Athenson, e shtoi Shqiperin ne itinerarin e tij, vec ne momentin e fundit, dhe kjo ndodhi pasi u kujdes te pyeste ne forume te ndryshme, ku pergjigjet qe mori ishin nga me te ndryshmet. Te shumte ishin ata qe dyshonin ne sigurine e pedalimit ne vendin e “humbesve te medhenj por te vertete” ( si do t’a quante Fatos Arapi ne poezine e tij “Gloria Victis”), ashtu sikurse te tjere nga eksperienca e tyre e keshillonin mos t’a humbiste rastin per te vizituar vendin e keqkuptuar gabimisht. Ai do t’a cilesonte si nje nga pervojat me te bukura e me te paparashikueshme te jetes se tij : surpriza ishte natyra e eger e mikpritja shqiptare. Zhgenjimi ishin rruget, jo shume te prirura per turizmin ciklistik, e ketu nuk behej fjale vec per rruget nderlidhese me qyteteve, por edhe per korsite e munguara te bicikletave, brenda tyre.

Rruget, korsite, infrastruktura…

Eh… sikur t’a dinte 18-vjecari Athenson sa e sa bojra kemi shpenzuar per keto tri fjale ne pankarta e ‘Liro Korsite’ e sa shume fryme kemi lene duke thirrur per to.

Keto ishin vec dy nga pershtypjet e qindra turisteve, te cilet kane zgjedhur nder vite, njohjen e Shqiperise permes dyrrotakut, turiste te cilet me hapjen e vendit, premtojne te behen mijra. Ata jane tashme nje realitet, ata tashme kane vertetuar se kane deshiren e mire te na njohur, duke lene pas legjenda paragjykimesh qe mbajne firmen e pushtimit te gjate otoman e te diktatorit Hoxha.

Ne duhet t’u tregojme gjithashtu, se Jemi., e per kete nuk mjafton vec zemra jone e madhe e natyra zemergjere e cila na ka dhuruar peisazhe mahnitese e klime te mire;le ta themi, kjo nuk eshte merite e jona. Merita jone eshte (do te ishte) t’i mbrojme ata qe zgjedhin Shqiperine, te mendojme per sigurine e tyre, permes rrugeve te duhura, korsive te duhura, infrastruktures se duhur rrugore.

Kjo kerkon perkushtimin e institucioneve perkatese, vemendjen e tyre si dhe pergjegjesi te shumefishte. Pergjegjesi – kjo eshte ne fakt, kryefjala e pershtatshme, per kete ceshtje dhe jo vetem.

Guxim do te thote te mbash pergjegjesi e jo t’a largosh ate nga vetja. E per te gjithe ata qe mendojne se pergjegjesite u takojne kauzave te tjera jetike, e turizmi u duket nje kauze e rendesise se dyte, te mos harrojne se turizmi nuk ka te beje vec me diellin, detin, eglendisjen neper shezllone e after-party-t me nje gote ne dore. Turizmi eshte nje pervoje e thelle njohjeje, turizmi eshte nje menyre per te treguar per ne, per ate c’ka ne jemi e per historine tone. Turizmi eshte nje menyre per te c’rrenjosur paragjykime, per te kthyer te pakthyeshmen, per te lene gjurme.

 

Turistet me dyrrotaket e tyre, na kane zgjedhur. Ne duhet t’u tregojme se jemi ne lartesine e zgjedhjes se tyre. E per kete, nuk mjafton vec zemra e madhe….

About the author

Jetmira Halilaj

Jetmira Halilaj

Leave a Comment