Eco Bicycle

Pse po solidarizojnë kaq shumë shqiptarët?!

Ecovolis Editor
Written by Ecovolis Editor

Te ndier të braktisur nga shteti i tyre dhe klasa politike, qytetarët gjithmonë dhe më shumë po i japin dorën njëri tjetrit. Jane të shumta nismat e këtij fundviti në ndihmë të të varfërve, komuniteteve të dobëta, të pamundurve, të pastrehëve, të paushqyerëve, të të skamurve, deri te rastet e veçanta të personave të sëmurë apo ekstremisht të varfër.

 

15724853_1421994017820490_5222194064067755232_o

“Gatuaj një Pjatë më shumë”, “Tirana Dhuron”, “Embelsira per Bamiresi”,  “Dhuro Dashuri” “Fundjavë ndryshe” janë vetëm disa nga dhjetëra nisma humane që po ndodhin këto ditë.

dhuron tr  555

Të vetëdijshëm se të presësh ndihmë nga ky sistem dhe nga kjo klasë politike është e barabartë me “prit gomar të mbij bar”, më së fundi qytetarët po “dorëzohen” dhe po përveshin vetë mengët. Grupe gjithmonë e më të shumta po organizohen duke i dhënë dorën të varferit, të pamundurit, të skamurit, të fatkeqit që ky vend ja bën dhe më të madhe fatkeqësinë.

11698981_981007811923890_7723201791456429859_o

Dikush kërkon banderolat elektorale të mbuloj të pastrehët, dikush mbledh ushqime dhe ja çon në shtëpi gjithë dashuri atyre që skane të ushqehen, një i moshuar paketon kostumet e tij në një valixhe me shënimin për shtëpine e pleqve, e me rradhe të gjithe nga pak po bejne te kunderten e nje shteti qe vetem i merr qytetareve te tij, e pak o asgje i jep ne kembim.

Sot është më e qartë se kurrë se vetëm qytetarët e përgjegjshëm mund ta nxjerrin këtë vend nga bataku i skamjes dhe i rrenimit. Ata qe kane përveshur mengët e po japin nga vetja, sigurisht nuk janë ata që shohim studiove televizive, sallave të parlamentit apo takimeve te Rogneri, jo janë ata që punojnë shumë e ndihen pak, pasi janë të vetmit “me këmbë në tokë”, që e dine se nuk kanë asgjë për të rrahur gjoksin për sa kohë që të nesërmen vendi do të jetë dhe më i varfër se sot. Pesha e tyre në gjithë këtë skamje shpesh është e papërfillshme, por shembulli i tyre është shumë më i fortë dhe shpresëdhënes sesa estrada e të enjtes. Janë filiza qytetarie që po perhapen pa zhurmë nga aksioni në aksion, per ti rikthyer fuqinë qytetarisë dhe njerëzve.

e.m

About the author

Ecovolis Editor

Ecovolis Editor

Leave a Comment