Ngjarjet kryesore

25 Arsye për të përdorur trastën!


Qeset janë kudo kur bën pazarin. Ti japin falas gjithandej, është gjëja më e lehtë për tu siguruar në cdo moment. Janë aq praktike sa gjithmonë e kemi të vështirë ti themi JO. Ato janë aty dhe tashmë varet nga ne si i bëjmë blerjet tona.
Këto qeska plasmasi dolën për herë të parë në vitet 1970 si një mënyrë për të bërë blerjet më të lehta për konsumatorët. Qese? E cfare pastaj? Mesatarja e përdorimit sot shkon 1 qese në ditë. Me një popullsi prej rreth 3 milion, kjo do të thotë që 3 milionë qese në ditë të cilat përdoren dhe hidhen në Shqipëri çdo javë, dhe të gjitha këto janë plehra që shtohen. Në vendin tonë nuk riciklohet as edhe një nga këto qese. Jo më kot I gjejmë kudo, nga shtretërit e lumenjve, në brighet e deteve, nën ujë e kudo në rrugët urbane.
Më poshtë janë disa fakte mbi qeset plastike çantat ekologjike shumëpërdorimshe të cilat mund të na shtyjnë tit hemi një herë e përgjithmonë JO qeseve plastike.
Sa kohë i duhet një qeseje plastike të dekompozojë në natyrë? Një qese plastike mund të marrë nga 15 deri në 1.000 vjet që të degradojë, në varësi të mjedisit ku ndodhet. Në landfill qeset dekompozojnë më shpejtë, ndërsa në gjëndje të lirë në natyrë do minimalisht 300 – 500 vite.
Rreth një milion zogj, 100,000 breshka, dhe kafshë të panumërta të detit vdesin çdo vit nga gëlltitja e plastikës. Kafshët ngatërrojnë qese lundruese dhe grimcat plastike me ushqimet e detit, si kandili detit dhe planktonet. Pasi I gëlltisin, plastika bllokon traktin e tretjes dhe kafshët vdesin nga uria. Kafshët e tjera mbyten pasi janë futur në mbeturina plastike.
Kostoja e riciklimit të çantave plastike tejkalon vlerën e tyre, kështu që shumica e subjekteve të riciklimit i marrin ato. Në vend që të riciklohen, ato nxirren jashtë me pjesën tjetër të mbeturinave.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, e cila ka mbledhur statistika të qeseve plastike për më shumë se një dekadë, rreth 2% e qeseve plastike janë ricikluar në Shtetet e Bashkuara. Pjesa tjetër lihet për të dekompozohet në oqeane, ku emetojnë toksina mbi tokë dhe nën ujë.
Falë peshës së tyre të lehtë, qeset plastike e kanë të vështirë të qendrojnë në pika grumbullimi të mbeturinave. Era I bën të fluturojnë larg dhe të vendosen në pemë, në kanalet e kullimit të ujërave të zeza, të pushtojnë plazhet dhe botën nënujore. Kur është fjala për koston e përdorimit të çantave plastike, faktet nuk gënjejnë. Agjencitë publike në Kaliforni shpenzojnë më shumë se 300 milionë dollarë për pastrimin e plehrave bregdetare çdo vit.

Qeset plastike përbëjnë më shumë se 20% të mbeturinave në botë.
Qeset e plastikës janë përbërë nga produktet e naftës dhe gazit natyror, të dyja burimet jo të rinovueshme, dhe prodhimi i tyre ndihmon për të rritur çmimet e gazit.
Në SHBA konsumohen cdo vit 12 milion fuçi naftë për të prodhuar qese plastike të SHBA-s.
Mendoni se janë më të mira çantat e letrës? Aspak. Në SHBA priten cdo vit 14 milionë pemë për të furnizuar materialin e papërpunuar për të bërë çanta letre.
Duhen 13% më shumë energji për të bërë një çantë letre sesa për të bërë dy qese plastike.
Pavarësisht se është shumë e riciklueshme, vetëm 20% e çantave të letrës riciklohen, ndërsa pjesa tjetër ndajnë një fat me motrat e tyre plastike.
Irlanda ishte vendi i parë Evropian që vendosi një taksë mbi qeset plastike. Irlanda uli përdorimin e qeseve plastike me 90% që nga viti 2002, duke shkurtuar përdorimin e përgjithshëm të qeseve të plastikës nga 1.08 miliardë.

Më shumë se një duzinë kombesh kanë ndaluar ose taksuar qeset gjatë pesë viteve të fundit.
Trastat shumëpërdorimshe sot vijnë me një shumëllojshmëri të gjerë të prerjeve dhe vizatimeve me stil, duke e bërë blerjen më pak rutinë dhe më shumë argëtim.
Disa dyqane ushqimore ofrojnë zbritje për klientët që përdorin TRASTAT: Tani kjo është një nxitje!
Nëse çdo person në Tiranë do të përdori një qese plastike më pak, do të reduktonte me dhjetëra ton plastikë nga landfilli dhe do të kursenim tërë ato para për asgjesimin e tyre.
Një trastë normale ka një jetëgjatësi të barabartë me 700 qese plastike! Pra TrastaNona vlen sa 700 qese mbeturina.
Një person që përdorë trastën gjatë gjithë jetës së tij redukton më shumë se 22,000 qese plastike nga mjedisi. A nuk është një nxitje edhe më e mirë?
Ka mijëra fakte të tjera rreth qeseve plastike dhe se si ato ndikojnë në planetin tonë. Por pavarësisht nga dëmtimet e mëdha që ata bëjnë në mjedis, shumë njerëz ende nuk kanë hequr dorë nga qeset plastike. Te Trasta o Nona ne besojmë se qëndrueshmëria fillon nga vetja me gjeste të vogla dhe se të gjithë duhet të bëjmë më të mirën për mjedisin tonë. Bëj blerje elegante me Trasta!