Ngjarjet kryesore

Aksioni politik për të mirën publike: pse aktivistët kanë nevojë për trajnim?

Written by ecovolis


Një protestë kundër samitit G-20 në Hamburg: fushatat mund të jenë të pakëndshme për ata që janë në pushtet por është një pjesë thelbësore e demokracisë. Fotografia: Matthias Schrader / AP

Aktivizmi është një aftësi thelbësore në një demokraci. Nëse njerëzit nuk kanë aftësi për tu dëgjuar nga pushteti, fatkeqësitë nga keq-pushteti do të vazhdojnë të ndodhin. Shqipëria ka nevojë të mësojë më shumë në aktivizëm, në organizime protestash dhe aksione punëmbaruara.

Organizatat bamirëse dhe përfaqësitë e komunitetit janë një burim jetik i kësaj ekspertize, por prioriteti i tyre shpesh është shpërndarja e shërbimeve dhe jo advokacia. Ato ndihmojnë njerëzit në krizë, por kanë burime të kufizuara për të ndikuar në politikat që i shkaktojnë problemet.

Organizatat bamirëse apo ato komunitare janë tepër të vlefshme dhe shpesh me punëmbaruar se vete institucionet shteterore, por ato kane përqafuar një kulturë heshtjeje.
Në të kundërt, bizneset e njohin vlerën në rritje të politikës dhe shpenzojnë miliarda në lobim për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre.

Qeveritë kanë nevojë për kontribute të ekspertëve për të kuptuar efektet e mundshme të vendimeve të tyre, por ato mund të jenë të kujdesshme – ndonjëherë edhe armiqësore – për avokim nga komuniteti dhe grupet vullnetare. Çështja nuk është lobimi, por mungesa e transparencës dhe pabarazisë së ndikimit mes atyre që mund të përballojnë lobistët dhe shumicën që nuk munden.
Qëndrimet e organizatave ndaj pushtetit mund të kërcënojnë financimin e tyre, të zvogëlojnë veprimtarinë dhe bamirësitë e tyre. Nga ana tjeter organizatat bamirëse mund të ndërmarrin fushata dhe veprimtari politike si një mënyrë pozitive për të çuar përpara dhe mbështetur qëllimin e tyre. Ato nuk duhet të bashkohen me një parti politike. Është e vërtetë se për të qenë efektiv organizatat kanë nevojë për përkrahje në të gjitha linjat e partisë, por kjo do aftësi edhe më të mëdha politike.

Prandaj është jetësore që organizatat vullnetare dhe komunitare të mësojnë se si të bëjnë fushatë në mënyrë efektive. Për shembull, fushatat e gabuara janë kundërproduktive: për shembull, ekzistojnë dëshmi shqetësuese se fushatat për ndalimin e punës së fëmijëve në vendet në zhvillim, për shembull, kanë shtyrë më shumë fëmijë në punë dhe në punë më të këqija se më pare. Organizatat bamirëse po harxhojnë kohë dhe para për mënyrën se si ata lobojnë te politikanët.

Organizatat të njohura për eksperiencën e tyre në fushata po ofrojnë trajnime për stafin dhe aktivistët e ardhshëm. Kjo është gjë e mirë. Një gjë të ngjashme kemi praktikuar dhe ne te Ecovolis, nëpërmjet Akademisë së Aktivizmit dhe së fundmi Parkut Urban, si qendër rinore dhe komunitare. Fondacione dhe organizata të tjera ofrojnë kurse njëditore dhe pesë-ditore për aktivistët e rinj në fushata të ndryshme, ndërsa Organizatat Vullnetare mund të të pajisin me një Certifikatë për më pak se disa javë eksperiencë në organizime fushatash.

Nuk janë vetëm grupe të vogla të komunitetit lokal që mund të përfitojnë nga mësimet në politikën praktike. Mbajtja e profesionit u mundëson organizatave bamirëse më të mëdha që të ofrojnë trajnime të reja dhe me përvojë, në fushata mbështetje dhe avokimi. Një bashkim i organizatave bamirëse, i udhëhequr si duhet, mund të zhvillojë një standard vullnetar professional në ndihmën ndaj komuniteteve dhe organizimin e fushatave efikase.