Lajme Lifestyle

Shtëpitë minimaliste ose “Tiny Houses”!

Written by ecovolis

Shtëpitë e vogla dhe jetesa minimaliste!
Duke u rritur në popullaritet gjatë dekadës së fundit, shtëpitë e vogla po shfaqen në të gjitha vëndet, sa më shumë njerëz vendosin të jenë më minimalist në jetën e tyre. Hapësirat e këtyre shtëpive shpesh janë më pak se 90 metra katrorë, por jo gjithmonë lëvizja në këto shtëpi të vogla ndodh për sakrificë. Projektuar në mënyrat më innovative të mundshme, disa pronarë të këtyre shtëpive kanë zbuluar në to një shtëpi të vogël që në të vërtetë të çon në një jetë më të thjeshtë dhe më të plotë, duke i lidhur ata me familjen, miqtë dhe natyrën duke i liruar nga hipotekat dhe shpenzimet gjithmonë dhe më të mëdha të një shtëpie të madhe.

Çfare jane keto shtëpitë e vogla? Si lëvizin ? Çfarë është kjo jetesa minimaliste?
Ta themi thjesht, është një lëvizje shoqërore ku njerëzit zgjedhin të zvogëlojnë ndieshëm hapësirën në të cilën jetojnë. Shtëpia tipike amerikane është rreth 500 metra katrore, ndërsa shtëpia tipike e vogël apo edhe më e vogël është midis 70 dhe 100 metra katrore. Shtëpitë e vogla vijnë në të gjitha format, madhësitë dhe stilet, por ato mundësojnë një jetë më të thjeshtë në një hapësirë më të vogël dhe më efikase.

Njerëzit po bashkohen me këtë lëvizje për shumë arsye, por arsyet më të njohura përfshijnë shqetësimet mjedisore, shqetësimet financiare dhe dëshirën për më shumë kohë dhe liri. Për shumicën e amerikanëve, 1/3 deri në 1/2 e të ardhurave të tyre i dedikohet çatisë mbi kokat e tyre; kjo përkthehet në 15 vite të punës gjatë gjithë jetës tuaj vetëm për të paguar shtëpinë, dhe për shkak të saj 76% e amerikanëve janë akoma me kredi ose borxhe.

Pra, cila është alternativa? Një zgjidhje mund të jetë të jetosh në një shtëpi më të vogël. Ndërsa ne nuk mendojmë se shtëpitë e vogla janë për të gjithë, ka mësime që duhen mësuar dhe zbatuar për të shpëtuar ciklin e borxhit në të cilin pothuajse 70% e qytetarëve kanë ngecur.

E sigurt që kjo është një lëvizje gjithmonë në rritje. Vëmendja e mediave ndërkombëtare si CNN, AP, Guardian, Huffington Post, NBC, Oprah, PBS dhe shumë të tjerë, shtëpitë e vogla minimaliste, (tiny houses) kanë ndihmuar shumë njerëz të mësojnë një stil tjetër jetese, me më pak pretendime dhe ndoshta më shumë liri. Çdo muaj komuniteti I tyre rritet dhe zgjerohet.
Me një numër të madh të pastrehësh, me rritjen e shpejtë të cmimeve të apartamenteve, me mundësi të vogla financiare për të blerë një shtëpi të madhe këto shtëpi të ngrohta dhe të lira mund të jenë një zgjidhje edhe në Shqipëri për shumë qytetarë. Eksperienca Ecovolis me rulotat në Parkun e Ëndrrave, rezultoi si një nga zgjidhjet më efikase në Shqipëri për fëmijët e pastrehë, dhe një nga zgjidhjet me kostot më të ulta në botë. Rulota të vjetër, riparuar dhe përshtatur për një jetesë normale në komunitet.

Për shumë çifte të reja që sa kanë mbaruar studimet, që kanë vështirësi të gjejnë një punë, të sigurojnë një kredi dhe të blejnë një shtëpi, mund të fillojnë të marrin në konsideratë ndërtimin vete të një shtëpie të këtillë ndërkohë që bashkia mund ti financojë truallin për ti vendosur këto shtëpi të vogla plot jetë.