Eco Bicycle Lajme

Shqipëria e Nënë Terezës jo e Drogës!

Ecovolis
Written by ecovolis

Gonxhe Bojaxhiu e njohur botërisht si Nënë Tereza e Kalkutës u lumturua më 19 Tetor 2003 nga Papa Gjon Pali i dytë në një kohë që shumë e admironin forcën e shpirtit dhe të misionit të saj bamirës. Në vitin 1979 Cmimi Nobel për Paqen, shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve dhe personave që ishin duke dhënë shpirt, duke i dhënë një autoritet botëror asaj që shumë prej adhuruesve të saj e konsiderojnë si një shenjtore.

Në çastin e marrjes së çmimit Nobel ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup jam shkolluar në Londër jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerzit e varfër në Bote. Atdheu im është një vënd i vogël me emrin Shqipëri”.

Por në ditët e sotme natyrshëm mendojmë sa është Shqipëria atdheu i Nënë Terezës?

Vështirë të vazhdosh të besosh në një moment kur përballesh me një Shqipëri të ndodhur në probleme gjithë kohës por prap le të mendojmë a i pati më të lehta sfidat me të cilat u përball ajo duke ndihmuar njerzit në nevojë.

Jo sfidat madje ishin edhe më të mëdha por ajo nuk u dorëzua asnjëherë, nuk ndali asnjëhërë së bëri gjërat në të cilat besonte, duke ndihmuar njerzit në çdo situatë.
Është vërtet vështirë të besosh që ky atdheu jonë i dashur është i tillë që mbart dhe meriton gjithë vlerat që emri i Nënë Terezës ka lënë, por le të mos dorëzohemi, së paku le të përpiqemi t’i bëjmë gjërat duke ndjekur shëmbullin e saj e duke mos u ndalur përballë situatave që na lëkundin besimin.

Shqipëria është e Nënë Terezës edhe pse I ka parcelat të mbushura me drogë, është e Nënë Terezës edhe pse shumë herë njerzve u mungon një buzëqeshje përshëndetëse kur nis një ditë të re është e Nënë Terezës edhe pse politikanët që e udhëheqin skanë as minimumin e vlerave që Nënë Tereza kishte është e Nënë e Terezës edhe pse shumë pak kanë tentuar të provojnë në jetën reale një ditë si ajo që Nënë Tereza kishte .

Por përtej të gjithave le ta pranojmë që është realisht e Nënë Terezës sepse një komb nuk mund ta përfaqësojnë problemet por zgjidhjet, punët e vogla të njerzve të zakonshëm që japin shpresën se PO Shqipëria është e Nënë Terezës. Janë këta njerzit që bëjnë punë të vogla çdo ditë për një jetë më të mirë për vëndin dhe familjen e tyre. Janë ata që para se të kërkohjnë paqen në botë shkojnë dhe duan e në fillim familjen e tyre. Janë ata njerzit e urtë ata që bësojnë se duhet të flasim më pak e të punojnë shumë pasi një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme. Janë ata që s’bëjnë ngjëra të mëdha por gjëra të vogla me dashuri të madhe. Jemi ne që endemi rrugve të këtij qyteti me një buzëqeshje në fytyrë që të paktën besojmë se nëse nuk rregullojmë dot jetën e dikujt mendojmë se mund t’ia bëjmë më të bukur ditën.

Nga Albiona Mucoimaj

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment