Eco Bicycle

A kemi nevojë për më shumë Parqe Kombëtare në Shqipëri?

Ecovolis
Written by ecovolis

Po! Sigurisht që duhet të kemi shumë më shumë parqe të mbrojtura në Shqipëri. Natyra na ka mbrojtur gjithmonë është rradha jonë të mbrojmë natyrën dhe të ardhmen e mjedisit tonë. Gara e shkatërrimit të mjedisit duhet të përfundojë sot një herë e përgjithmonë. Natyra ka treguar qartë përmes katastrofave të saj se nuk fal më askënd. Do të duheshin mijëra vite që natyra të riparonte vetveten nëse ne do e ndalonim shkatërrimin e saj që sot.

duhen shumë herë më tepër parqe në Shqipëri pasi është e vetmja mënyrë për të mbrojtur mjedisin dhe të shpëtojmë speciet në zhdukje. Arsyet kryesore për zhdukjen e specieve janë shkatërrimet mjedisorë të hektarëve të tëra të pyjeve në Shqipëri. Sot kur të gjithë janë të varur nga teknologjia dhe askush nuk mund ta shohë bukurinë e natyrës, nëse do të kishim më shumë Parqe Kombëtare do të rriste dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit sa më parë.

Nga ana tjetër shumë nga këto parqe që kanë mbijetuar shkatërrimit njerëzor vazhdojnë të tërheqin interesin e turistëve dhe vizitorëve nga jashtë. Kështu ndodh me Parkun Kombëtar të Divjakës, të Thethit dhe të Tomorrit, ku vizitorë .

Në një situatë të rënduar të katastrofës mjedisore me parqet kombetare ne u perballëm dhe në Parkun e Lurës. Mijëra pemë të prera dergjur barbarisht kudo. Për këtë Mehmet Metaj, drejtues I Albaforest shkruan:

Parku kombëtar i Lurës-dikur një nga zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut dhe një nga Parqet më me vlera biodiversiteti dhe peisazhi në Evropë dhe botë ngjan sot me fushë-betejën e një shfarosjeje masive. Parku kombëtar i Lurës ka patur një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihej në faqen lindore të Masivit “Kurora e Lurës”. Nga vlerat e rralla natyrore dhe me trashëgimi boreale dhe mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës, ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet “Fusha e Pelave” që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullorë halorë.

I shtrirë rreth malit Kunora e Lurës në Qarkun e Dibrës dhe me një largësi prej 137 kilometrash nga Tirana, Parku Kombëtar i Lurës ( i shpallur ne v. 1966) arrihet pas gjashtë orësh të mundimshme udhëtimi, vetëm me një automjet fuoristradë. Megjithatë, 18 kilometrat e fundit që nisin prej lartësisë 1600 metra mbi nivelin e detit mund të përshkohen vetëm nga një ZIS i vjetër, i mbijetuar prej kohës së komunizmit. Rruga gjithashtu është trashëgimi e asaj kohe, ndërsa banorët ankohen se në të nuk është vënë dorë prej dekadash.

Lura një nga parqet më me vlera biodivesiteti dhe eko-turistike në tërë Evropën Lindore ra pre’ e prerjeve barabare dhe e djegjeve gjatë periudhës së pakontrolluar të tranzicionit megjithë një VKM te Qeverisë Meksi (1995) që e shpalli atë “Zone të rëndësisë së veçante” që do të duhej dhe duhet të ruhet edhe sot nga ushtria dmth nga shteti..!!! Edhe pas 15-20 vjetësh shkatërrimi në shpatin e zverdhur të malit dergjen mijëra trungje drurësh, të djegura shkrumb ose të prera dhunshëm përgjatë dy dekadave të fundit, ndërsa liqenet akullnajorë janë kthyer në moçale pa jetë. Banorët e Lurës ironizojnë një projekt të Ministrisë së Mjedisit, i nisur në vitit 2014 për rigjallërimin e parkut kombëtar të Lurës përmes premtimit për mbjelljen e 2 milionë fidanëve të rinj por që ka bjellje fidanë të papërshtatshëm për klimën e zones, por projekti në Lurë ka mbjellë një numër i kufizuar fidanësh dhe se edhe këto fidanë e blerë në Holandë nuk kanë zënë, pasi janë të papërshtatshëm me klimën e zonës. Ndaj kërkohet ndërhyrje rehabilituese imediate në Lurë për ta rikthyer-rastauruar atë në gjendjen e mëpareshme duke rimbjelle llojet autoktone që janë shfarosur dhe kjo bëhet me projekte serioze dhe ekspertizë profesionale.

Dhe si për ironi të fatit megjithëse ka rreth dy vjet që është krijuar dhe Axhensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nën Ministrine e Mjedisit, dhe Lura e shfarosur lihet e pambrojtur dhe e parehabilituar dhe s’duket asnjë përkujdesje reale dhe seioze për ta restauruar Lurën dhe llojet e sajë të rrallë si: arrneni, rrobulli, kërleka, shurdhia dhe shumë lloje të rralla të florës dhe faunës. Këtë vit ka patur disa nisma nga shoqeria civile ku ajo që ka dhënë një kontribut të dukshëm dhe të ndjeshme për Lurën me mbjelljen e mbi 3000 fidanave ka qene EcoVolis-i i Ened Mato’s. Po Axhensia Kombetare e Zonave te Mbrojtura dhe MM-it ? Kjo e fundit ka pas mbjelle nja 300 fidana të marra nga Hollanda nga të cilet nuk ka mbijetuar pothuajse asnjë. Asgjë serioze deri më sot. Lura prêt dhe ka nevoj për kontributin e të gjithëve ne specialistë të fushës së pyjeve dhe dhe jo vetëm por mbi të gjitha për këtë perlë natyrore symbol i natyres sonë “siu generis” përfaqësuese dhe kryezona jonë natyrore e mbrojtur ka obligim në rradhë të pare shteti-qeveritë dhe respektivisht sot Axhensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, MM-it per ta rikthyer Lurën siç ka qënë ose nëse mund të shprehemi por jo ne kuptimin pezhoirativ që ka marre ky slogan primordial i Qeverisjes Rama por ta ri-lind vërtetë Lurën !

Nga: Mehmet Metaj*

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment