Eco Bicycle

Kundër qeseve plastike; Nuk do lejohet përdorimi në tregjet e frutave

Ecovolis
Written by ecovolis

Pas furrave të bukës, e cila tanimë tregtohet në ambalazh letre, edhe fruta-perimet nuk do të tregtohen më me qese plastike. Sipas statistikave në Tiranë përdoren rreth 100 ton qese në muaj.
“Po vazhdojmë punën për t’iu bashkangjitur kësaj nisme të gjithë dyqanet e lagjeve, minimarketet. Sfida jonë e radhës janë 12 tregjet publike që administrohen nga Bashkia e Tiranës”, u shpreh Diana Mile drejtoreshë për Mjedisin në Bashkinë Tiranë.
Bashkia e Tiranës ka bërë marrëveshje me furrat e bukës që të mos përdorin qese plastike ndërkohë që me supermarketet në Tirane është dakortësuar t’i japin me pagesë në mënyrë që të reduktohet përdorimi i tyre.
“Është ulur me 50-60 % përdorimi i qeseve plastike. Ndërkohë që vetëm muajin e fundit 800 furra buke e kanë respektuar marrëveshjen po punohen me subjekte të tjera që tregtojnë produkte brumi apo ëmbëlsira”, tha Diana Mile.
Bashkia e Tiranës nëpërmjet kësaj nisme synon reduktimin ndotjes nga qeset plastike, pasi përveçse bllokojnë kanalizimet e ato janë ndotësit kryesorë të tokës dhe të ujit duke rrezikuar peshqit dhe mikroorganizma të tjerë.
Ndërkohë që kimikatet që gjenden në përbërjen e tyre, si Bisfenoli A, lidhen me një sërë sëmundjesh tek njerëzit duke nisur që nga ato kancerogjene deri dhe keqformimet tek fëmijët.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment