Eco Bicycle

Bli pa qese, Pedalo falas! Nisma me e fundit e Trasta o Nona dhe Ecovolis!

Ecovolis
Written by ecovolis

Bli pa qese, Pedalo falas!

Ku ka me bukur, dy veprime rradhazi ne mbrojtje te natyres!

E dini se kohezgjatja mesatare e perdorimit te nje qese shkon vetem 2-3 minuta, me tej ajo hidhet dhe do 500 vite te dekompozohet. Lumenjte dhe brigjet tona jane perplot me qeset e plastikes. Cdo minute ne te gjithe boten konsumohen rreth 1 milion qese, vetem 1% e tyre riciklohen. Ku do te shkojne keto biliona qese qe konsumohen cdo vit? Keto shkojne drejt e te bukurite tona natyrore, disa ne det ku jane shkaktaret e vdekjes se mijera peshqve, zogjve e gjallesave te tjera te pafajshme, disa ne lumenj dhe disa na vijne serish mbrapsht me produktet e mishit, qumeshtit e me rradhe ne forme lendesh kancerogjene. Nuk shpetojme nga qeset vecse duke I refuzuar perfundimisht ato.

Lufta me qeset plastike ka filluar prej me shume se 20 vitesh kudo ne bote. Ka shtete qe as nuk I prodhojne me fare, as nuk i ofrojne, ose disa qe kane me pagese per te nxitur perdorimin e trastave nona.

Ne te ecovolis kete beteje e kemi filluar 7 vite me pare me Trasta O Nona per perdorimin e trajseve te dikurshme. Te bukra, te forta, gjithe stil! Nje trajse mund te zevendesoje deri ne 700 qese ne vit nese e perdorim te pakten 2 here ne dite.

Duke qene se tashme trajset I gjen kudo, lire, mire, bukur, kalojme te faza nr DY e mbrojtjes se natyres. BLI PA QESE, PEDALO FALAS. Eshte e thjeshte. Refuzo qesen, perdor trasten ose mbaji ne dore kur eshte vetem 1-2 produkte. Mjafton te dergoni foton tuaj me trajse, ose produktet ne dore pa qese te eecovolis@yahoo.com dhe mund te perfitoni abonimin ditor falas per te perdorur gjithe diten bicikleten ne punen apo shetitjen tuaj! Nese beheni bashke me shok e shoqe akoma me bukur, pedaloni ne nje nga parqet me shoqeri te mire!

Bli pa qese do te zgjasi per nje muaj rresht, kohe gjate te ciles do te keni mundesine qe vetem me nje foto te perdorni falas gjithe diten bicikletat ecovolis.

Ne date 22 Nentor do te jete dhe dita finale, DITA PA QESE, ku ai qe nuk ka perdorur fare qese, por trasten fiton nje super biciklete nga Eco Bicycle Shop!

Forca Natyra ka nevoje per ty! Bicikleta eshte shendet, Trajsja O Nona, qeset thjesht plehra qe duan 500 vite te zhduken!

Behu pjese e kesaj ngjarje te rendesishme per qytetin dhe natyren!

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment