Eco Bicycle Ecovolis Lifestyle Te ndryshme

Dita PA PARKING , Dita ME PARK!

Ecovolis
Written by ecovolis

Dita PA PARKING, ose dita ME PARK, do te jete një ngjarje e përmuajshme ku artistë, projektues dhe qytetarët transformojnë vëndet e parkimit (pse jo dhe rrugët) në parqe të përkohshme publike! Qellimi eshte te ndergjegjesojme per hapësirat e medha te parkimit qe zene makinat ne jeten e perditshme. Nga hapesira parkingu ne hapesira Parku: parqe të përkohshme publike dhe hapësira të tjera çlodhëse për njerëzit që ti gëzojnë. Dita e PARKUT (ing) synon të promovojë krijimtarinë, angazhimin qytetar, të menduarit kritik, ndërveprimin shoqëror, bujarinë dhe lojën.

Dita e PARK-ut do të ndodhi çdo të premte të fundit të muajit!
Kjo ditë në versionin HAPE RRUGËN do të vij edhe në lagjet e Tiranës në forma ndërvepruese me fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit. Për fëmijët do të ketë: biçikleta, patina, karrocat me kuzhineta, librat, shiltet, muzika për fëmijë, projeksione filmash të shkurtër edukativë, lojërat e rrugës, (peta, topa djegësi, topa rrasash, syllmbyllazi, etj) , alpinizëm, animatorë, kurse të ndryshme sportive, (arti marziali, kercim, futboll, volejboll, etj). Për të rinjtë: stili no parking day, (vendosje e pianos mbi tapet bari, ( koncert piano) dhe vegla të tjera muzikore, kanape me paleta per tu ulur, tavolina per te luajtur shah, ping-pong, pire caj apo kafe turke, vizatime graffiti te perkohshme nga artiste, shfaqje muzikore të ndryshme, projeksione filmash të shkurtër, street music, (dj, projeksione), lojëra ping pongu, beer pong, etj. Për të moshuar: Vals, bicikletë, lojëra tavoline, (shah, letra, domino), shahu I madh, aerobi dhe fiskulturë, xhiro me bicikletat 4 rrotëshe, etj.

Qellimi i kesaj nisme eshte të ofrojmë një lehtësi për komunitetin, të afrojmë banorët ne komunitetin ku jetojne, të ndërveprojmë me qytetin, të ndihmojmë per nje qytet me te qendrueshem me komunitete me te shendetshme. Neper lagje ky aktivitet do të zhvillohet çdo javë në forma energjike, innovative, të ndryshme, me pjesëmarrjen e sa më shumë aktivistëve, në afrimin e aktivistëve të rinj ne lagje, në frymën e një lëvizje komunitare që duhet të vazhdojë për gjatë!

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment