Eco Bicycle Ecovolis Lifestyle Te ndryshme

Të lëvizësh me biçikletë ul rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës!

Ecovolis
Written by ecovolis

Do të jetosh më gjatë? Të ulësh rrezikun e kancerit? Sëmundjet e zemrës? Atëherë shko në punë me biçikletë thonë shkencëtarët. Ky është studimi më i plotë kryer ndonjëherë në lidhjen e dy rrotakut me uljen e rrezikut te kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Studimi pesëvjecar përfshiu më shumë se 250.000 qytetarë nga Anglia, tregoi se dhe ecja është më mirë se përdorimi i transportit publik.
Ekipi studiuesve nga Glasgoë tregon se studiuan ata që e përdornin bicikletën përditë dhe e kishin rutinë të lëvizjes, ndryshe nga ata që shkojnë një herë në javë në palestër. Studimi pesëvjeçar krahasoi njerëzit që kishin një lëvizje “aktive” me ata që ishin kryesisht të palëvizshëm.

Kush lëvizte në punë me bicikletë në mënyrë të rregullt, nga 3.748 qe u diagnostikuan me kancer dhe 1.110 kishin probleme me zemrën, rrezikun e vdekjes e kishin 41%-45% më të ulët të sëmurët me kancer, dhe 46% më të ulët të sëmurët me zemër.

Çiklistët që kishin një mesatare prej 50 km në javë, u vu re se sa më shumë pedalonin aq më shumë përmirësime shëndetësore kishin.
Duke ecur sërish uleshin mundësitë e zhvillimit të sëmundjes së zemrës, por përfitimi ishte kryesisht për njerëzit që ecnin më shumë se 10 km në javë.

“Kjo është një dëshmi vërtet e qartë se njerëzit që udhëtojnë në një mënyrë aktive, veçanërisht me biçikletë, janë në rrezik më të ulët”, thotë dr. Jason Gill, nga Universiteti i Glasgou, për BBC Neës.

Pse çiklizmi është një opsion i shëndetshëm?

“Ju duhet të përdorni biçikletën për në punë çdo ditë kështu nëse keni një kulturë të përditshme të përdorimit të bicikletës, shëndeti merr vullnetin e energjisë për të përballur sëmundjet nga ekuacioni I përditshmërisë bicikletë”.

“Ajo që ne duhet të bëjmë është të ndryshojmë infrastrukturën tonë për ta bërë më të lehtë biçikletën – kemi nevojë për korsi biçikletash!”.
Njerëzit që kombinonin çiklizmin dhe transportin publik në udhëtimin e tyre treguan gjithashtu përfitime shëndetësore.

Mënyra se si është kryer studimi, i botuar në Gazetën mjekësore britanik, nuk është e mundur të përcaktohet një shkak dhe efekt i qartë. Megjithatë, efekti ishte ende atje edhe pas rregullimit të statistikave për të dalluar efektet e shpjegimeve të tjera të mundshme si pirja e duhanit, dieta ose mbipesha.

Kjo do të thotë se arsyeja pse çiklizmi ul rrezikun e kancerit nuk ka lidhje me humbjen e peshës. Shpjegime të tjera përfshijnë faktin që çiklistët kanë qarkullim më të mirë të gjakut (edhe nëse nuk peshojnë më pak) dhe nivele më të ulëta të inflamacionit në trup.

Çiklizmi mendohet të jetë më mirë se ecja, pasi ushtrimi është edhe më i gjatë dhe më intensiv.

Je frymëzuar për të shkuar në punë me biçikletë?

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment