Eco Bicycle Ecovolis Lajme

Sulm terrorist në një korsi biçiklete në Nju Jork: të paktën 8 të vdekur dhe 15 të plagosur!

Ecovolis
Written by ecovolis

Pasditja e terrorit në jug të Manhatanit, Nju Jork: një 29-vjeçar pushtoi një korsi me biçikleta në Nju Jork, përgjatë lumit Hudson, duke vrarë të paktën 8 vetë dhe duke shkaktuar të paktën 15 lëndime. Autoritetet thonë se është një akt terrorist. Shumë nga viktimat janë çiklistë.

Për aq sa dihet, shoferi i furgonit, një makinë me qira, quhet Sayfullo Saipov, dhe ai është 29 vjeç. Ngjarjet ndodhën në orën tre të pasdites, në kohën lokale, kur Saipov pushtoi korsinë e biçikletave që kalon nëpër këtë zonë të Manhatanit duke marrë përpara shumë nga çiklistët, këmbësorët dhe vrapuesit që ishin në rrugë.

Zona është shumë e populluar nga çiklistët. Sam, një udhëtar i thjeshtë në Bruklin, shpjegon në një forum të New York Times: “Gjithmonë e përdor rrugën e biçikletës së lumit Hudson. Është një nga shtigjet më të sigurta të biçikletave në qytet dhe shpesh marr frymë lirisht kur mberrij tek ajo pas kalimit te rrugëve të mbingarkuara të Manhatanit “.

“Është një nga shtigjet më të sigurta të biçikletave në qytet”, shprehet një nga udhëtarët që përdor zakonisht këtë rrugë.
Në të njëjtin forum Duka kërkoi që kjo lloj korsie biçikletash të jetë “i ndaluar për cdo automjet të motorizuar, duke vendosur shtylla dhe tabela “, diçka që u refuzua menjëherë nga MC, i cili shpjegoi “nuk dëshirojnë të jetojnë, as të ngasin një biçikletë në një bunker” .

Saipov, i cili zbriti nga automjeti për të udhëtuar dhjetë metra, në trafik, bërtiti sipas dëshmitarëve “All-llahu është i madh” dhe u qëllua në bark nga një oficer i policisë në Nju Jork. Ai është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas BBC, “shumica e viktimave janë çiklistë”. Në disa video të publikuara në internet shihet se si disa biçikleta ndodhen të shtrira në dyshemenë e korsisë të zaptuara dhe të dhunuara nga terroristi.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment