Eco Bicycle Ecovolis Lajme Te ndryshme

89 vjeçares i vjedhin biçikletën, komuniteti behet bashke ti blejë një të re!

Ecovolis
Written by ecovolis


Gruaja nga Berkhamsted, 89 vjeç, ishte e kënaqur me biçikletën e re pas vjedhjes!
Një grua e moshuar, biçikleta e së cilës ishte vjedhur ndërsa ishte duke bërë pazarin e përjavshëm, është hutuar nga ofertat e zëvendësimeve që i kanë ardhur.
Biçikleta e të moshuarës Mary Hampton u vodh, ndërsa ajo po bënte pazarin e saj të përjavshëm në Waitrose.

89-vjeçarja nga Berkhamsted në Hertfordshire pranoi se ishte treguar “hutaqe” që nuk e kishte lidhur bicikletën e saj, por në 85 vjet çiklizëm kurrë nuk e kishte bërë.
Pasi lajmi i vjedhjes u perhaps ne rrjetet sociale, dhjetëra persona ofruan për t’i blerë Mary-t një bicikletë të re. Klubi lokal i çiklizmit I ka huazuar asaj një biciklete “për sa kohë që të ketë nevojë për të”.

Zonja Hampton e kishte zakon të pedalonte rreth tre milje për në supermarket një ose dy herë në javë.
Por kur ajo shkoi për pazar të enjten e kaluar, kur u kthye bicikleta e saj qe zhdukur.
Ish mësuesja e shkollës fillore tha: “Ishte një biçikletë e vjetër, nuk mendoj se dikush do ta vidhte.”

Situata e saj e vështirë u shpërnda në mediat sociale dhe brenda 24 orëve, dhjetëra oferta për biçikleta të reja vërtshuan për Mary-n nëpërmjet Facebook.
Më në fund, ajo pranoi një kredi për një biçikletë të palosshme nga Berkhamsted Cycling Club.
Njerëzit gjithashtu u bashkuan për të grumbulluar para për t’I blerë një celes dhe një shportë për biçikletën e saj të re.

“Unë kam blerë një dryn të madh. Nuk kam parë asnjëherë një dryn të tillë”, tha zonja Hampton.
“Dicka e keqe ndodhi, por mendoni për mirësinë dhe kujdesin e mrekullueshëm që ka ardhur prej saj,” shtoi ajo.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment