Eco Bicycle Ecovolis Lajme

Veliaj: Ndërtojmë 10 kilometra korsi biçikletash në kryeqytet!

Ecovolis
Written by ecovolis

Kryebashkiaku Veliaj po i kushton vëmendje të veçantë ndërtimit të korsive të dedikuara në kryeqytet. Sot ai ka bërë me dije se do të ndërtohen 10 kilometër korsi biçikletash që do të kalojë në trotuarin e mesit në bulevardin “Zogu i Parë” dhe ajo do të fillojë në anë të Hotel Tirana International dhe Muzeut Historik Kombëtar dhe do të përfundojë në Unazë në zonën e ish-Stacionit të Trenit.

Veliaj theksoi se ambicia e Bashkisë së Tiranës është që të krijojë një rrjet sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat, ku vetëm në fazën e parë parashikohen të ndërtohen 10 kilometra të tilla.

“Jam shumë entuziast që projekti ynë i korsive dedikuar biçikletave po merr një përmasë tjetër, pra po del përtej zonës së qendrës. Po bëjmë një lidhje me sheshin “Skënderbej” dhe me Bulevardin e Ri, për t’u siguruar që ishujt si sheshi i Bulevardit të Ri, sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri apo zona e Liqenit, fillimisht lidhen mes tyre për të krijuar një rrjet minimal të biçikletave”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj nënvizoi se me ndërtimin e këtij segmenti, për të vijuar më pas me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mundësohet krijimi i një aksi qendror të korsive për biçikleta që nis në Kodrat e Liqenit dhe përfundon në Bulevardin e Ri.

“Do të vazhdojmë edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u siguruar që i gjithë segmenti kryesor, duke filluar nga Parku i Liqenit, ku edhe aty po bëhen korsitë e biçikletave, deri në fund të Bulevardit të Ri, të konturohet me korsi të dedikuara. Pastaj, shtigjet e biçikletave në zonat e tjera të qytetit do t’i markojmë me sinjalistikë vertikale mbrojtëse, që edhe për ata shoferë të papërgjegjshëm që hynë në korsitë e biçikletave apo bezdisin ata që përdorin biçikleta, të kemi një garanci sigurie”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku shtoi se ambicia e Bashkisë së Tiranës është që të krijojë një rrjet sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat, ku vetëm në fazën e parë parashikohen të ndërtohen 10 kilometra të tilla.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment