Ecovolis Lajme Te ndryshme Ti Raporto

Mjekët të shqetësuar për cilësinë e dobët të karburantit: Shton rrezikun e kancerit

Ecovolis
Written by ecovolis


Konsumi i karburanteve të një cilësie jo të mirë është faktor që ndot ambientin. Sipas mjekëve pneumologë, ndotja nga karburantet ka ndikuar në rritjen e numrit të të sëmurëve me kancer në mushkëri apo sëmundje të tjera respiratore.

Shtimin e pacientëve më kancer mushkërie pneumologët e konstatojnë nga viti në vit.

Vetëm në 2016 u diagnostikuan 600 raste. “Janë shumë, rreth 50 raste të reja më tepër në 2016.

Konsumi i karburanteve të një cilësie jo të mirë është faktor që ndot ambjentin” – u shpreh shefja e Shërbimit të pneumonisë, Silva Bala për Top Channel.

Sipas mjekëve, nuk mbeten pas faktorë të tjerë që lidhen me fabrika të prodhimit të këpucëve, apo profesione të tjera që përdorin kimikate. Bala shton edhe pesticidet, gazrat toksikë, zonat naftëmbajtësie, apo edhe banorët që kanë jetuar afër metalurgjikut etj.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment