Eco Bicycle Ecovolis Lajme Ngjarjet kryesore Te ndryshme

Të shkosh në punë me bicikletë, baraz me pesë ditë në javë palestër!

Ecovolis
Written by ecovolis


Pedalimi I bicikletës ju mban elegant dhe në formë!
Studimi flet për përfitimet shëndetësore të njerëzve që përdorin bicikletën dhe efektet e saj për rënien në peshë, barazuar me vajtjen 5 herë në javë në palestër.
A jeni një nga ata që u regjistruan për në palestër në fund të verës? Një vendim i mençur që do të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin tuaj. Megjithatë, ka mënyra të tjera për t’ju mbajtur në formë, elegancë dhe shumë më shumë argëtim … dhe natyrisht më lirë.
Sipas një studimi nga Universiteti i Kopenhagës i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obesitetit. , efekti mbi humbjen e peshës për atë që pedalon për në punë çdo ditë, është I njëjtë me dikë që është regjistruar në një palestër dhe shkon pesë ditë në javë.
Studimi, i cili përfshin 130 vullnetarë që ishin mbipeshë në moshat 20 dhe 45 vjet, zgjati gjashtë muaj, gjatë së cilës një pjesë e pjesëmarrësve morën pjesë edhe në stërvitje në palestër. Gjysma tjetër e tyre zgjodhi të përdorte biçikletën.
Cfare ndodhi? Diçka e ngjashme në të dy grupet. Subjektet që shkuan në palestër humbën një mesatare prej 4.49 kilogramësh, ndërsa ata pedaluan rregullisht hoqën 4.1 kg.
Distanca e udhëtuar me biçikletë ishte 12 kilometra në ditë. Nga ana tjetër, ata që shkuan në palestër ushtronin mes 35 dhe 55 minuta. Të dy grupet u nënshtruan të njëjtit stërvitje ushtrimi për pesë ditë në javë.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment