Eco Bicycle Ecovolis Lajme Te ndryshme

Korsitë e biçikletave në Sevilje: 550 milionë euro përfitim socio-ekonomik!

Ecovolis
Written by ecovolis


Përfitimi socio-ekonomik i rrjetit të korsive të biçikletave në Sevilje është 550 milionë euro, sipas një studimi nga universiteti lokal.
Biçikleta sjell përfitime jo vetëm për ata që e përdorin por për gjithë shoqërinë. Ky është përfundimi kryesor i arritur nga një studim i Universitetit të Seviljes, i botuar në revistën “Land Use Policy”.
Sipas studimit të lartpërmendur, infrastruktura e biçikletave që filloi të ndërtohet në qytet në vitin 2006 do të sjellë një përfitim socio-ekonomik prej 550 milionë euro gjatë 25 viteve pas ndërtimit të saj. Përfitimi social i investimeve publike është 130%.
“Promovimi i biçikletës ka qenë pa dyshim politika më intensive e parë në Sevilje në shekullin 21 në atë që i referohet përdorimit të hapësirave publike,” thotë profesori i ekonomisë José Ignacio Castillo, autori kryesor i studimit. “Po flasim për një normë të jashtëzakonshme të kthimit social, krahasuar me atë që është marrë në investimet në infrastrukturën e transportit në përgjithësi dhe në veçanti urbane, në historinë e kohëve të fundit të vendit tonë.”
Zhurma, trafiku, promovimi …
Për ata që janë përgjegjës për studimin, përfitimi i investimeve në lëvizjen e biçikletave “është nënvlerësuar”, pasi që analiza e kryer ka qenë “shumë konservatore” dhe, në të vërtetë, rentabiliteti do të ishte “më i madh”, pasi ato nuk kanë llogaritur shumë faktorë. Ka të tjera “përfitime të qarta” për qytetin, të tilla si ulja e nivelit të zhurmës dhe trafikut, ose ato që lidhen me fushatën kombëtare dhe ndërkombëtare të promovimit që biçikleta i ka dhënë qytetit, ose reklamat e saj në media të tilla si CNN ose gazeta The Guardian.
Rrjeti i çiklizmit i Seviljes tani ka 180 kilometra, në të cilin duhet të shtojmë hapësirën e zënë nga 260 stacionet publike të biçikletave të Sevicit dhe parkingjet e ndryshme të biçikletave që janë ndërtuar në qytet. Ky konsum “i rëndësishëm” i hapësirës publike ka tendencë të jetë embrion i një konflikti të lartë shoqëror dhe vetëm një kthim pozitiv social do të justifikonte ndërmarrjen e investimeve në infrastrukturën e çiklizmit, sipas profesorit. Punimet si kjo, që vlerësojnë kthimet socio-ekonomike të ndërtimit të rrjetit të bicikletave, “shërbejnë për të parë se paratë publike nuk po hidhen dëm”, thotë ai.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment