Eco Bicycle Ecovolis Te ndryshme

Çanta ideale për çdo çiklist!

Ecovolis
Written by ecovolis


Kompania spanjolle ‘qué grande ser ciclista’ propozon një zgjidhje perfekte për çdo udhëtim me biçikletë: një valixhe për të cilën eshte menduar çdo detaj.
Çdo produkt i suksesshëm lind, pothuajse gjithmonë, nga momenti kur dikush ka për të përmbushur një nevojë dhe nuk ka asnjë mënyrë apo me çfarë ta bëjë. Themeluesit e markës spanjolle të veshjeve dhe aksesorëve e kanë zbuluar nevojën e një cante të këtillë në një nga udhëtimet e tyre. “Ne kemi shumë aktivitete te çiklizmit dhe shumë njerëz kur vijne, kerkojne gjerat që kanë harruar në shtëpi: këpucë, kokore, kompjuter, etj. … Në atë moment erdhi ideja e prodhimit të një çante enkas per biçikletë!

Çdo gjë në këtë valixhe biçikletash është studiuar në milimetër. “Ajo që e bën dallimin është se, me vetëm një shikim, ju e dini nëse merrni apo jo gjithçka”, thotë Carlos. “Ka një ndarës që të ketë një hapësirë të ndryshme për rroba dhe pajisje, si dhe një rrjet ajrosje. Përveç kësaj, mund të përdoret si valixhe, ose cante shpine. Mund të lahet ne lavatrice. Dhe matjet janë shumë të rëndësishme, sepse është projektuar në mënyrë që të mund të mbahet në kabinën e avionit “. Materiali është poliestër 100% i papërshkueshëm nga uji ..
“Me vetëm një shikim, ju e dini nëse merrni dot gjithçka”

Kjo pikë e fundit është veçanërisht e rëndësishme për themeluesit. “Është thelbësore që ne të jemi në gjendje të kontrollojmë të gjithë procesin. Fillimisht ne prodhuam shumë pak njësi, për të testuar derisa morëm atë që donim.

. “Ne kemi bërë modifikime të vogla, shumë prej të cilave paraqiten nga vetë klientët: xhepi i jashtëm për të vënë celularin, mundësia e identifikimit të cantave me nje vend per emrin, xhepi për bateri pak më I madh se ai që kishte në fillim, disa zinxhira me kapese per ta hapur canten me doreza dhe në dimër … Për ne, si një kompani e vogël, kontakti i vazhdueshëm me klientët është çelësi për t’u përmirësuar.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment